“Çdo i dyti është përkrahës i VV-së”, ministri Peci arsyeton punësimin e motrës së Sveçlës
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 27 April 2022
Mediat kishin raportuar se motra e Xhelal Sveçlës, Magbule Hyseni, ishte punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndërkaq, i ftuar në emisionin Prime Time, ministri i bujqësisë, Faton Peci tha se këtë informacion e kishte dëgjuar nga mediat, më saktë në studio televizive.
Ministri Peci tha se sipas informacioneve që posedon ai, Hyseni ka përvoje mbi 10 vjeçare me organizata ndërkombëtare.
“Unë ketë e kam dëgju në studio televizive, për hirë të korrektësisë pra për punësimin e motres së Xhelal Sveçlës unë kam dëgju në studio televizive, kam shtru pjesën e interesimit për të. E dyta motra e ministrit Sveçla, në bazë të informacioneve që unë posedoj dikun për 15-20 ka punu në organizata ndërkombëtare dhe tash e punësume në një projekt të Bankës Botërore që funksionon ose që ka partneritet me ministrinë e Bujqësisë”, ka thënë ai.
Madje sipas tij kjo nuk është për tu çuditur pasi çdo i dyti person është përkrahës i VV-së e Listës Guxo, raporton Express.
“Njëkohësisht është e rëndësishme të nënvizohet që në zgjedhjet e fundit nacionale çdo i dyti ka qenë përkrahës i Vetëvendosjes dhe Listës Guxo, dhe mbi bazën e preferencave ose përkrahjes politike që qytetarët e kanë bo ne nuk mund ti persekutojmë 50 % të qytetarëve në aspektin e punësimit”, tha ministri Peci.
Të tjera
-
Vuçiq: Na presin shumë probleme lidhur me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendin e tij e presin...
-
Reuters shkruan për bllokimin e pikave kufitare Serbi-Kosovë
Agjencia e lajmeve “Reuters” ka shkruar një artikull për bllokimin e pikave k...
-
Zhegrova e fshinë postimin për Kosovën pasi u përjashtua nga grumbullimi
Sulmuesi Edon Zhegrova e ka fshirë postimin e tij inkurajues të publikuar pas...
-
“Dardanët” reagojnë pas vendimit për përjashtimin e Zhegrovës, Muslijës e Muriç
Kryetari i tifo-grupit “Dardanët” ka reaguar pas vendimit të FFK-së për përja...
-
Deri më 26 dhjetor votuesit mund të ndërrojnë qendrën e votimit
Deri më 26 dhjetor të këtij viti, votuesit kanë kohë që të ndërrojnë qendrën ...
-
Zgjedhjet 2025, Rama: Do të fitojmë sërish, PD nuk do të marrë më shumë mandate se në vitin ’97
Nga Asambleja e PS që po mbahet në Durrës, kryeministri i Shqipërisë, njëherë...
-
Elon Musk pret të bëhet trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027
Elon Musk është në hap për t’u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2...
-
Kurti fton qytetarët që të marrin pjesë në nominimet për ‘Çmimet e Vullnetarizmit’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një thirrje për qytetarët ditën e...
-
Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave
Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare t...
-
Opozita e shqetësuar për raportet me aleatët, pushteti e quan të padrejtë qasjen e BE-së dhe ShBA-së
Reagimet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës pas vendimit për mbylljen e komu...
-
Lojërat Mesdhetare ‘mollë sherri’ ndërmjet Prishtinës e Qeverisë së Kosovës
Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ po dalin të jenë ‘mollë sherri’ ndërmjet ...
-
Raportet e Vuçiq me Putin dhe planet e Turqisë për t’iu bashkuar BRICS’it- Berlini ka pyetje për Kurtin e Osmanin
Lidershipi i Kosovës ka qenë një nga më të zëshmit rreth raporteve të Beograd...