Putin përmend sërish Kosovën, tenton ta krahasojë me agresionin e tij ushtarak në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 27 April 2022
Në kohën kur Rusia po përdor agresionin për të kryere gjenocid, duke vrarë edhe fëmijët e civilët e pafajshëm ukrainas, presidenti i saj Vladimir Putin ka gjetur kohë që disa herë brenda takimit me shefin e OKB-së të përmend Kosovën dhe ta krahasojë shpalljen e pavarësisë së saj me zhvillimet në Ukrainë.
Kjo nuk është hera e parë që Putini e përdor Kosovën duke e përmendur në relacion për të krahasuar me gjendjen në Ukrainë, për t’i aneksuar dy rajone të saj.
Ai gjatë takimit me sekretarin përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka përdorur edhe një herë pavarësinë e Kosovës duke tentuar të arsyetojë pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014 dhe ndërhyrjen në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.
“Unë e mbaj mend mirë dokumentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth Kosovës. E kujtoj mirë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, i cili thotë se, ‘zbatimi i të drejtës për vetëvendosje për territorin e secilit vend dhe nuk duhet të kërkojë leje për ta deklaruar sovranitetin nga ai vend’. Kjo është e shkruar në relacion me Kosovën dhe ky vendim është përkrahur nga të gjithë. Nëse është kështu, atëherë Republika e Donbasit dhe ajo e Doneskut kanë të njëjtat të drejta duke mos zbatuar autoritetin qendror në Kiev për ta deklaruar sovranitetin, pasi që precdenti ekziston”, ka thënë Putin gjatë këtij takim, përcjell Telegrafi.
Në anën tjetër, Guterres duke tentuar të gjejë arsyetim përballë Putinit, thotë se OKB-ja megjithatë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Para së gjithash, Kombet e Bashkuara nuk e kanë njohur Kosovën”, është përgjigjur Guterres.
Mirëpo Putin ka vazhduar tutje, duke thënë së OKB-ja nuk e ka njohur, por Kosovën e ka njohur si shtet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
“Por, Gjykata Ndërkombëtare e ka njohur Kosovën. Nëse presidenti ekziston, atëherë Republika e Donbasit duhet të veprojë në të njëjtën mënyrë, e tashmë e kanë bërë. Nga ana e jonë i kemi pranuar si shtete të pavarura. Shumë shtete kanë vepruar në këtë mënyrë, përfshirë oponentët tanë në relacion me Kosovën, ku shumë shtete në botë e kanë njohur atë. Ky është një fakt. Ne do ta bëjmë të njëjtën me Republikën e Donbasit”, përfundon presidenti rus.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Kremlini përdor çështjen e pavarësisë së Kosovës si pretekst për veprimet e tij agresive, fillimisht në Krime, e pastaj në tërë Ukrainën.
Në anën tjetër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë kanë thënë se, Rusia dhe Putini janë kërcënim serioz për destabilizimin e Ballkanit, në veçanti Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, duke përdorur Serbinë si shtet që i kontribuon destabilizimit të rajonit.
Të tjera
-
Dy persona shoqërohen në polici, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar
Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dj...
-
Arrestohet deçanasi, në gjendje të dehur ushtroi dhụnë psiqike ndaj familjarëve
Një person është arrestuar në Deçan dje më 7 shtator pasi i i njëjti nën ndik...
-
Trump: Nëse Harris fiton zgjedhjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” në...
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...