Gjiko sot del para Gjykatës, i dyshuar për dhunimin e një femre të mitur
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/04/Untitled-design-1-2-852x460.png)
Autori: Gazeta inFokus
14:51 | 26 April 2022
Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me nofkën artistike Gjiko, sot do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë si i dyshuar për dhunimin e një femre të mitur, raporton portali “Front Online”.
Portali Front Online më 23 mars 2022 ka raportuar i pari për aktakuzën e ngritur në vitin 2017, sipas të cilës, Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve. Me të njëjtën, bazuar në këtë dokument, dyshohet se ai ka kryer edhe mardhënie seksuale.
Aktakuza është ngritur nga prokurorja Sebahate Hoxha.
Përndryshe, javë më parë nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar për Front Online se seanca e shqyrtimit fillestar ishte mbajtur më 25 mars 2022, e cila me kërkesë të palës mbrojtëse është shtyrë për 26 prill 2022.
“Ju njoftojmë se lidhur me këtë lëndë është mbajtur seanca e shqyrtimit fillestar me datë 25.03.2022, e cila është shtyrë për datë 26.04.2022 me kërkesë të mbrojtësve të të pandehurve me qëllim të pajisjes me shkresa të lëndës”, pati thënë javë më parë për Front Online zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Gashi nuk kishte dhënë detaje të tjera se çfarë është duke ndodhur me këtë çështje, duke pohuar se seancat janë të mbyllura, për shkak se palët e dëmtuara janë persona të mitur.
“Lidhur me rastin e të pandehurve A.GJ etj, ju njoftojmë se në këtë rast seancat janë të mbyllura për publikun, pasi që rasti ka të bëjë me lëndë ku dyshohet se të përfshirë si palë të dëmtuara janë persona të mitur, andaj të gjitha procedurat në raste të tilla janë konfidenciale”, pati deklaruar ajo.
Përndryshe, Front Online ka raportuar i pari për aktakuzën ndaj reperit Gjiko, përderisa aktakuzën e plotë në disa vazhdime e ka botuar portali Insajderi.org.
Gjiko ka mohuar aktakuzën dhe nëpërmjet avokatit të tij ka paditur drejtuesit e Front Online, Lavdim Hamidi dhe Enis Veliu, për shpifje dhe ka kërkuar masë të përkohshme. Një padi të tillë ai e ka bërë edhe ndaj mediumeve Insajderi.org dhe Demokracia.
Pas kësaj ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), pasi që, sipas këtyre të fundit, këto padi nuk kanë për qëllim të fitohen në Gjykatë por të frikësojnë mediat dhe të largojnë vëmendjen nga akuzat që rëndojnë ndaj këngëtarit Gjiko.
AGK-ja ka shprehur besimin e saj që Gjykata Themelore në Prishtinë do të trajtojë këto padi në mënyrë profesionale dhe në pajtim me standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Javën e kaluar 39 Organizata dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë kërkuar nga këngëtari Asrden Gjikolli, i njohur si Gjiko, ta tërheqë padinë SLAPP për shpifje dhe kërkesat për masa të përkohshme kundër gazetarëve të FrontOnline, Lavdim Hamidi dhe Enis Veliu.
Organizatat e shoqërisë civile konsiderojnë se padia e shoqëruar me kërkesat për masa të përkohshme është Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (padi SLAPP) dhe si e tillë nuk ka gjasa që të ketë sukses në gjykatë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/Foto-Kryesore-1.png)
Të tjera
-
Ambasadori britanik me një video uron Pavarësinë: Jemi krenarë që festojmë arritjet e Kosovës si shtet demokratik
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar Kosov...
-
Fatmir Limaj uron 17 vjetorin e Pavarësisë: Kujtojmë të gjithë të rënët dhe të gjitha kategoritë shoqërore që kontribuan në lirinë e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar 17 vjetorin e Pavarë...
-
Osmani: Falë ushtrisë dhe policisë arritëm ta mbrojmë çdo pëllëmbë të shtetit tonë
Në ceremoninë e marshimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për 17 vjetor...
-
Kolona kilometrike nga hyrja e Skenderajt deri në Prekaz
Në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Kolona të gjata janë krijuar nga hyrj...
-
Hoxhaj nga Prekazi: Askush s’mund ta zhbëjë sakrificën e popullit dhe askush s’mund ta rishkruajë historinë e lavdishme
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka nisur Ditën e Pavarësisë...
-
OVL-UÇK: Kurti s’ka qenë bashkëpunues me veteranët
Organizatat e dala nga lufta kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem J...
-
Kurti përmend “rrahjet e zemrave të të gjithë brezave”, sikur Thaçi më 17 shkurt 2008
Kryeministri Albin Kurti përmendi “rrahjet e zemrave” të brezave që kanë kont...
-
Fadil Fazliu pret 17-vjetorin e Pavarësisë në Hagë, djali i tij ia bën urimin prekës
Fahri Fazliu, djali i ish-luftëtarit të UÇK-së, Fadil Fazliu, i cili aktualis...
-
Osmani: Kosova nuk është thjesht një copë toke, është frymë e shpirt
Presidentja Vjosa Osmani ka ngritur lart institucionet e sigurisë, FSK-në dhe...
-
KQZ: Janë numëruar votat për kandidatë në 73.23 për qind të venvotimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave p...
-
Kurti thotë se Republika e Kosovës është rezultat edhe i aktit të krerëve të atëhershëm, duartrokitje pasi e përmend emrin e Thaçit
Kryeministri Albin Kurti e përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi në fjalimin ...
-
Osmani: Sot qëndrojmë këtu se rezistuam, nuk u përkulëm kurrë para dhụnës, padrejtësisë dhe mizorive
Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar edhe një herë 17-vjetorin e Pavarësisë së ...