Lajme

“Mos të kish qenë ushtria shqiptare nuk e di se si do të formohej UÇK” ja kush e thotë

Autori: Gazeta inFokus 23:01 | 22 April 2022

Ish-komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti, ka thënë se mos të kish qenë ushtria e Shqipërisë, do ishte e vështirë të formohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Shyti në një intervistë ekskluzive për emision “Konak” ka treguar vështirësitë e luftës në vitin 1999.

“Por për që sna ka ndihmu Shqipëria, sikur mos të ishte Shqipëria duhet me qenë shumë realist nuk edi se si do të mund të realizonim ne një kryengritje ose një UQK” tha ai.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tregon një detaj mjaftë interesant se si për herë të parë një helikopter shqiptar  iu doli në ndihmë ushtarëve të plagosur në piramidën Kosovë, Shqipëri dhe Mal i Zi.

“Eshtë një detaj interesant se kur e thërras Shaqip Mujën, thash jemi të plagosun dhe nuk ka mundësi me vazhdu se cilën do pjesë që të shkojmë na duhen 10 orë në kushte normale, por me këta të plagosur që jemi ende më shumë,  nuk kanë shku as një orë e gjysmë edhe ka ardhur helikopteri” tha ai për emisionin Konak me Islam Morinën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera