KEDS mbolli pemë – simbolikë për 20 studentë të Gjeneratës së 9-të të KEDS Academy
Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 22 April 2022
Kodra lindore e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike është gjelbëruar të premten, me rastin e Ditës së Tokës. Aty, KEDS mbolli 20 pemë, aq sa janë studentë të gjeneratës së nëntë të KEDS Academy. Pemët u mbollën nga vetë studentët e Akademisë. Ata në pemët e mbjella vendosën edhe nga një mesazh të personalizuar, si vetëdijesim për mbrojtjen e natyrës.
Pjesëmarrës në mbjelljen e pemëve ishte edhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Isak Shabani si dhe profesori Avni Alidemaj nga KEDS.
Dekani Shabani tha se sot kur po shënohet një ditë e rëndësishme globale po pranojnë këtë donacion prej 20 pemëve, që janë të personalizuara për 20 studentët, të cilët janë pjesë e KEDS Akademy.
“Urojmë që edhe në të ardhmen të vazhdojmë me këto bashkëpunime. Sot është një ditë shumë e rëndësishme globale – Dita e Tokës. Ne nga toka i marrim të gjitha dhe ajo çka është më e rëndësishmja është që ne të kemi një ajër të mirë. Sot nga KEDS Academy kemi marr si donacion 20 pemë. Vetëm sa filluam dhe e mbollëm pemën e parë. Kjo është bërë edhe në simbolikë të studentëve tanë që i kemi në KEDS Academy që nëntë vite radhazi. Në vitin e kaluar nga kjo akademi janë përgatitur 20 studentë tanë të cilët edhe e kanë filluar punën”, theksoi ai.
Edhe profesori Alidemaj, këshilltar në KEDS, u shpreh se me mbjelljen e këtyre 20 pemëve studentët e KEDS Academy po tregojnë edhe përkushtimin e tyre karshi natyrës.
“Derisa sot shënojmë Ditën e Tokës ne kujtojmë dhe faktin se përgjegjësia jonë është jashtë shtëpive tona derisa jemi të gatshëm që përkushtimin tonë ta japim për një tokë më të gjelbër dhe ajër më të pastër. Ne, sot këtë e shndërrojmë në vepra ku 20 pemë që mbillen e kanë simbolikën e 20 studentëve të gjeneratës së fundit të KEDS Academy. Njëherit ne i promovojmë këta të njëjtit dhe shpresojmë që studentët tjerë ta ndjekin rrugën e tyre. Edhe pse është simbolika e këtyre pemëve, pas vetës bartë një mesazh të fuqishëm se vetëm duke menduar të ardhmen mund të ndërtojmë të sotmen. Pra, secili nga ne me një punë sado të vogël mund të kontribuojë për një ambient më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirë“, u shpreh Alidemaj.
Njëra nga studentet që është pjesë e KEDS Academy, Alma Dobratiqi u shpreh se aktiviteti i sotëm ndikon në ambient të pastër.
Sipas saj, KEDS Academy është një mundësi e mirë për zhvillimin profesional.
“Sot shënojmë Ditën e Tokës ku Fakulteti Teknik së bashku me programin KEDS Academy po e zhvillojmë këtë aktivitet për nënën natyrë. Mesazhi im për këtë ditë është ai që mbjell një pemë, mbjell shpresë. Gjithçka po shkon shumë mirë ne veçse i kemi përfunduar ligjëratat dhe trajnimet që i kemi bërë muajin e kaluar tash jemi në fazën e internshipit ku po i vizitojmë të gjitha departamentet, duke bërë praktikë në rotacion. Ky program është shumë i mirë për të gjithë studentët për shkak se të ndihmon në zhvillim në aspektin profesional”, u shpreh ajo.
KEDS vazhdimisht ka mbjellë pemë për Ditën e Tokës në institucione të ndryshme arsimore anekënd Kosovës.
Të tjera
-
Për 7 muaj Veriu shpenzoi 8 milionë euro rrymë por pagoi vetëm 600 mijë euro
Punëtorët e kompanisë Elektrosever, vazhdimisht dalin e kthehen nga tereni. ...
-
Fushatë vetëdijësuese për kancerin e gjirit – nesër fillon qarkullimi i autobusit me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do t...
-
Pacolli takon në New York dy policë nga Deçani e Shkodra: Krenari e veçantë
Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që ka takuar n...
-
KFOR vazhdon aktivitetet e trajnimeve për sigurinë në Kosovë, sot Forcat Gjermane ndan Dekoratën e Distinktivit
Sot, ushtarët e dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të ...
-
Nënoficerët dhe oficerët e Kosovës, trajnohen nga ushtarët e Turqisë
Instruktorë të ushtrisë turke, kanë realizuar një trajnim teorik e praktik në...
-
Thirrjet e ushtarëve amerikanë “Kosova, Kosova, Kosova”, Vuçiq: Kjo s’është e këndshme për ne serbët
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka komentuar vizitën e Presidentes s...
-
Gërvalla në New York, merr pjesë në sesionin e 79-të të Kombeve të Bashkuara
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka arritur në ...
-
“Bota ka ndryshuar”, Rama nga selia e OKB-së: Jemi buzë rrezikut, askush nuk është i sigurt!
Gjatë fjalës së tij në “Samitin për të Ardhmen” në OKB, kryeministri Edi Rama...
-
Musliu-Shoshi: PDK do t’i fitojë zgjedhjet – qytetarët do ta ndëshkojnë Kurtin për dështimet
Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se PDK do t’i fitojë zgjedh...
-
Osmani para ushtarëve amerikanë: Prezantuat lirinë për ne në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amer...
-
Musliu: Dita më e keqe në karrierë, kur u miratua Gjykata Speciale në Kuvend
Ganimete Musliu thotë se votimi i Gjykatës Speciale në vitin 2015 ka qenë dit...
-
SHBA, Australia, India dhe Japonia rikonfirmojnë angazhimin për sigurinë në Indo-Paqësor
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden priti këtë fundjavë udhëheqësit...