Nga LDK kritikojnë paraqitjen e Gërvallës në OKB: Si shkohet në këtë ngjarje e papërgatitur

Autori: Gazeta inFokus
14:52 | 21 April 2022
Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi ka kritikuar paraqitjen e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Mjekiqi tha se kryediplomatja Gërvalla u prezantua “pa ndonjë koncept” por me shumë emocione në KS të OKB-së.
“Në paraqitjen e saj para Këshillit të Sigurimit mbrëmë, Ministrja e Punëve të Jashtme znj. Donika Gërvalla, gjatë replikës foli pa ndonjë koncept e me shumë emocione duke personalizuar krejtësisht debatin”, tha Mjekiqi.
“Si shkohet në këtë ngjarje pa përgatitur edhe argumentet për replikë? Nuk ka asgjë të paditur nga ajo që propagandon Serbia tash e 20 vjet. E argumentet janë në anën tonë”, tha ajo.
Mjekiqi tha se “Gërvalla duhet pasur parasysh që ajo përfaqëson gjithë vendin në ngjarje të tilla dhe në replikën e saj nuk ishte as dinjitoze e as diplomatike.”
Kryediplomatja e Kosovës mbrëmë e ka përfaqësuar Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Të tjera
-
Osmani qëndroi në vendlindjen e Skënderbeut me rastin e 581-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës
Presidentja Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Lezhë, me rastin e 581-vjetorit ...
-
Tërmeti dridh Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, janë regjistruar një seri l...
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës për spiunazh
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të...
-
Aksident me fatalitet në Llozicë të Malishevës
Një aksident me fatalitet ka ndodhur para pak çastesh, në Llozicë të Malishev...
-
E dyshuara për spiunazh, del para gjykatës
E dyshuara për spiunazh Jelena Gjukanoviq është sjellë në Departamentin Speci...
-
Publikohet logoja dhe agjenda shtetërore e aktiviteteve për Epopenë e UÇK-së
Qeveria ka publikuar logon pë Epopenë e UÇK-së si dhe agjendën e aktiviteteve...
-
Edhe dy muaj paraburgim për vëllezërit Viqentijeviq të dyshuar për sụlmin terrọrist në Ibër-Lepenc
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e parabu...
-
A pritet të përfundojë këtë vit gjykimi i madh në Hagë?
Fundi i këtij viti ose fillimi i 2026-ës mund të shënojë përfundimin e proces...
-
Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papës është stabile
Papa Françesku që është i shtruar në spital për më shumë se dy javë dhe po pë...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se ja...
-
Përditësimi i fundit në KQZ u bë mbrëmë pas orës 23:00 – sa vota me postë morën Kurti, Abdixhiku, Hamza, Haradinaj
Mbrëmë në ora 23:24 u bë përditësimi i fundit i të dhënave në uebfaqen e KQZ’...
-
Prishje e lokomotivës, treni Prishtinë-Pejë ndalon brenda tunelit në Ujmir
Treni i linjës Prishtinë-Pejë ka pësuar prishje mëngjesin e sotëm, duke u det...