Sindikalistët nuk shohin sinjale nga qeveria për plotësim të kërkesave
Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 20 April 2022
Sindikatat kanë paralajmëruar greva nëse pas datës 20 prill nuk do të jetë gati Ligji për Paga. Drejtues të Sindikatave, kanë bërë të ditur për Radio Kosovën se deri me tani nuk ka ndonjë sinjal për gatishmëri nga ana e qeverisë për të diskutuar në lidhje me kërkesat e tyre. E, drejtues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës theksuan se ditëve të fundit ka pasur një dialog me qeverinë dhe se ai pritet të vazhdojë.
Pas një kohe të gjatë dhe kërkesave të shumta nga sindikatat, qeveria ende nuk e ka bërë publik versionin final të Ligjit për Paga. Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se pas datës 20 prill, nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje ose takim me qeverinë, kryesia e kësaj sindikate do të marrë vendim për hapat sindikalë, duke mos përjashtuar edhe grevën.
“Data 20 prill është datë e cila Kongresi i SBASHK-ut e ka caktuar si hapësirë për dialog. Dhe ne po presim lëvizjet që do të ndodhin, dhe pastaj pas kësaj date Këshilli Drejtues do ta thotë fjalën e vet duke analizuar situatën dhe duke bërë agjendën e angazhimeve për dialog dhe hapave sindikalë”, tha Jasharaj.
Edhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, i tha Radio Kosovës se pas vonesave nga ana e qeverise për publikimin e versionit final të Ligjit për Paga, pas datës 21 prill kjo sindikatë do të marrë vendim për hapat e mëtejshëm.
“Deri më tani nuk ka bashkëpunim nga ana e qeverise për sa i përket Ligjit për Paga, dhe si duket qeveria po e mban të mbyllur këtë proces. Të shohim nëse pas datës 21 prill sindikatat e tjera a po marrin ndonjë vendim për grevë e pastaj ne do ta shqyrtojmë mundësitë tona se çfarë reagimi sindikal do të kemi. Kjo është e papranueshme!” , tha Syla.
Ndërkohë, kryetari Bashkimi të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, në një përgjigje për Radio Kosovën bëri të ditur se ditëve të fundit ka ndodhur një takim me përfaqësues të qeverisë, e që pritet të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim.
“Jemi duke e zhvilluar një dialog me partnerin tonë social, Qeverinë e Kosovës. Para dy ditësh kemi pasur një takim me përfaqësues të qeverisë dhe kemi filluar që gradualisht kërkesat tona t’i qesim në pah. Tash mbetet të shihet ditëve në vijim se si do të rrjedhin bisedimet”, tha Hykolli.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në protestën e fundit ka kërkuar nga qeveria miratimin e Ligjit për Paga, nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse.
Të tjera
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...