Uncategorized

​Besnik Tahiri: Të mos biem pre e manipulimit të Aleksandar Vuçiq-it

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 19 April 2022

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka deklaruar se “nuk duhet të biem pre as si politikanë, e as si komentatorë politikë në lojën e ulët që e bënë presidenti serbe Aleksandar Vuçiq me deklarimin e tij se “Britania po e armatos Kosovën”.

“Kjo deklaratë e ka vetëm një qëllim, largimin e vëmendjes nga sulmi armiqësor kundër Policisë së Kosovës në veriun e Kosovës, me një temë që nuk është temë, duke e ditur që aeroplani ka qenë pjesë e NATO-së dhe aranzhimit me KFOR-in. Mos të biem pre e manipulimit dhe mashtrimit të Vuçiq-it”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri ka bashkëngjitur edhe titujt e ballinave të mediave pro-qeveritare në Serbi, të cilat me komente fyese raportuan për kinse armatosjen e Kosovës nga ana e Britanisë së Madhe.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera