Lajme

Vodhi kabllo elektrike në termocentralin Kosova A, arrestohet një burrë

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 18 April 2022

Është arrestuar një burrë i cili ka vjedhur kabllo elektrike në termocentralin Kosova A në Obiliq.

“Pas marrjes së një informate për një vjedhje të kabllos elektrike nga T.C Kosova A, njësiti policor ka ndaluar veturën e dyshuar me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në bagazhin e veturës është gjetur një sasi e kabllos elektrike prej bakri –rreth 200 kg”, thuhet në raport.

Vetura së bashku me kabllon janë sekuestruar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera