BE ‘përzë’ kamionët rus dhe bjellorus. Mjetet ngecin në Poloni, radha shkon 80 km
Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 18 April 2022
Një radhë e gjatë kamionësh u krijua në kufirin Poloni-Bjellorusi teksa shoferët rusë dhe bjellorusë përpiqeshin të largoheshin nga territori i BE pas një afati kohor të përcaktuar nga sanksionet e perëndimit.
Në prag të afatit të së shtunës, radha arriti në 80 km, ku shumë prej kamionëve ishin në pritje prej 33 orësh.
BE-ja ka ndaluar kamionët nga Rusia dhe Bjellorusia përveç atyre që transportojnë ilaçe, postë ose produkte nafte të hyjnë ose të qëndrojnë në bllok. Ky veprim është pjesë e sanksioneve për pushtimin rus të Ukrainës.
Pamjet me dron të regjistruara nga agjencia e lajmeve Reuters treguan radhë të gjata që mbetën të bllokuara me afrimin e afatit të mesnatës. edhe disa orë pasi kaloi afati, koha e pritjes ishte shkurtuar në 12 orë, tha BBC, me numrin e kamionëve në dy pika kufitare që arrinte midis 230-400 automjete.
Megjithatë, është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me mijëra kamionë të tjerë nga dy vendet të mbetur në zonën e BE, thuhet se një mundësi është se ato mund të sekuestrohen nga autoritetet kombëtare.
BE dhe shumë vende të tjera perëndimore kanë vendosur sanksione ndëshkuese kundër Rusisë dhe aleatit të saj kryesor Bjellorusisë.
Të tjera
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...