Lajme

Sulmet në veri, reagon Sindikata e Policisë

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 15 April 2022

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas katër sulmeve që u janë bërë zyrtarëve policorë në veri të vendit, shkruan Gazeta Express.

Nga kjo sindikatë kanë thënë se janë të shqetësuar me rrezikimin e drejtpërdrejtë të jetës së policëve.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e incidenteve dhe sulmeve kundër Policisë së Kosovës të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të vendit ku edhe sot  është rrezikuar drejtpërdrejt jeta e tyre. Raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe mund të ketë edhe në të ardhmen e që kjo e pasqyron punën me rrezik për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policor që gjatë kryerjes së detyrave zyrtare sipas ligjit dhe autorizimeve e kanë përditshmëri gjatë 24 orë në ditë”, thuhet në reagimin e tyre.

-Advertisement-

Ata kanë kërkuar nga qeveria që të reflektojnë dhe të kthejnë vëmendjen nga zyrtarët policorë.

Kërkesë e tyre po ashtu është plotësimi i kërkesave dhe nevojave të Policisë së Kosovës.

“Këto janë rastet më të freskëta që Institucionet e Republikës së Kosovës t’a kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës dhe të reflektojnë me urgjencë që t’a përmirësojnë mirëqenien dhe ti plotësojnë kërkesat dhe nevojat për Policinë e Kosovës siç janë: Sigurimi shëndetësor dhe jetësor si dhe kushtet e punës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

Sindikata e Policisë së Kosovës falënderon Policinë e Kosovës për guximin e treguar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së shtetit.

Sindikata e Policisë së Kosovës është e shqetësuar me rastin e incidenteve dhe sulmeve kundër Policisë së Kosovës të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të vendit ku edhe sot  është rrezikuar drejtpërdrejt jeta e tyre.

Raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe mund të ketë edhe në të ardhmen e që kjo e pasqyron punën me rrezik për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policor që gjatë kryerjes së detyrave zyrtare sipas ligjit dhe autorizimeve e kanë përditshmëri gjatë 24 orë në ditë.

Rast konkret është edhe rasti i datës 14.04.2022, zjarri që ndodhi në një objekt  banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, në të cilin rast Policët si çdo herë reaguan të parët në vendin e ngjarjes duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre për të  shpëtuar jetën e banorëve që gjendeshin brenda banesës derisa  ishte e përfshirë nga flaka dhe tymi.

Këto janë rastet më të freskëta që Institucionet e Republikës së Kosovës t’a kthejnë vëmendjen kah Policia e Kosovës dhe të reflektojnë me urgjencë që t’a përmirësojnë mirëqenien dhe ti plotësojnë kërkesat dhe nevojat për Policinë e Kosovës siç janë: Sigurimi shëndetësor dhe jetësor si dhe kushtet e punës.

Sindikata e Policisë së Kosovës është aktivisht duke punuar dhe ka dhënë alternativa për plotësimin e kushteve të lartcekura dhe konkretisht për Sigurimin shëndetësor dhe jetësor.

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera