Ministria e Arsimit kërkon nga Gjykata prova për shkeljen e Kushtetutës
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 14 April 2022
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ofrimin e provave në katër elemente në të cilat ka konstatuar së është bërë shkelje kushtetuese me vendimin e MASHT-t për organizim të mësimit alternativ të përshpejtuar në Komunën e Kamenicës.
Këshilltari i ministres së këtij dikasteri, Valdrin Dervishaj, ka thënë se në shkresat e lëndës të dorëzuar nga Gjykata Kushtetuese ofrimin e provave në katër elemente në të cilat ka konstatuar se është bërë shkelje kushtetuese.
Këtë kërkesë Dervishaj e ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.
“Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar mësim alternativ të përshpejtuar. Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka angazhuar mësimdhënës shtesë për të organizuar mësim alternativ të përshpejtuar”.
“Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lëshuar certifikata për nxënësit pas përfundimit të procesit të mësimor. Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shprehimisht ka caktuar vendin se ku do të organizohet mësim alternativ i përshpejtuar”.
Ai ka bërë të ditur se në shkresat e lëndës nga Gjykata nuk ka prova që nga Ministria e Arsimit janë realizuar këto veprime.
“Në shkresat e lëndës të dorëzuar nga Gjykata nuk kemi asnjë provë që dëshmon se ne kemi realizuar një nga këto veprime. Kemi kuptuar nga Aktgjyjimi se ankuesi ka dorëzuar prova shtesë. Prandaj, kërkesa ka qëllim t’i sigurojë ato prova”
Më 8 prill, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka dhënë të drejtë reformës në arsim të ish-kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit, ndërsa ka identifikuar se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e drejtuar nga Arbërie Nagavci, i ka tejkaluar kompetencat e ministrisë dhe ka cënuar përgjegjësitë e pushtetit komunal.
Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar si të pranueshme kërkesën e Kastratit kundër vendimit të MASHTI-it të 23 prillit për direktivat e organizmit të mësimit në Komunën e Kamenicës.
Një vendim i tillë i ministrisë, nën udhëheqësinë e Nagavcit, e përjashtonte Reformën në Arsim të nisur nga Qëndron Kastrati.
Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me riorganizimin e shkollave në Komunën e Kamenicës në vitin 2019, riorganizim ky i cili ishte iniciuar përmes vendimeve përkatëse të Kryetarit të Komunës, ndër tjerash, me arsyetimin e rënies së numrit të nxënësve në disa shkolla dhe mungesës së infrastrukturës së mirëfilltë të institucioneve arsimore. /Albanianpost.com
Të tjera
-
Osmani takon homologun nga Mauritania, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York, është takuar...
-
Haxhiu falënderuese ndaj votimit të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Konfiskim
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka kaluar në parim p...
-
Fillon projekti për përzgjedhjen e Mjekut Familjar në tërë territorin e Kosovës
Në përputhje me Planin e Veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin ...
-
Njihuni me vendin ku qytetarët nuk e duan punën katërditore, por duan të punojnë më shumë
Japonia ka shtyrë miratimin e ligjit për një javë pune katër-ditore. Qeveria ...
-
Oda Amerikane nis Javën e Arbitrazhit, diskutohet mbi rolin e gjyqësorit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, njofto se ka nisur Javën e Arbitrazhit me ...
-
Policia në kërkim të dy personave për vjedhje në kryeqytet
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e dy ...
-
Caktohen datat e seancave përgatitore për gjykimin ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë caktuar datat për mbajt...
-
Nën masa të rrepta të sigurisë tre teṛṛọristët e Banjskës rikthehen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz
Pas përfundimit të seancës fillestare lidhur me rastin e sulmit terrorist në ...
-
Gjest për t’u vlerësuar apo i rremë? Polemika në SHBA, Trump i jep 100 dollarë një nëne për të paguar faturën e saj të ushqimeve
Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan Donald Trump ndihmoi një nën...
-
Paraqitet në seancë të mbyllur dëshmitari i 90-të në rastin Thaçi
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të mërkurën ka filluar dëshminë...
-
Vazhdon ardhja e ushtarëve nga Mbretëria e Bashkuar, KFOR: Po testohet dislokimi i shpejtë i trupave shtesë
KFOR-i ka njoftuar se Regjimenti Mbretëror i Yorkshire i Mbretësirë së Bashku...
-
Ndërpritet seanca për sụlmin në Banjskë, vazhdon me 9 tetor
Sot seanca e cila ishte caktuar për shqyrtimin fillestar lidhur me rastin e s...