Kryesia e PDK-së, merr disa vendime
Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 13 April 2022
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku ka marrë disa vendime me rëndësi.
Pas aprovimit të rregullores për organizim dhe funksionim të Kabinetit të Qeverisjes së Mirë, nga Këshilli Drejtues, sot, Kryesia ka miratuar strukturën e Kabinetit për Qeverisje të Mirë, duke përcaktuar përberjen e Departamenteve të KQM-së dhe dikasteret që do të jenë pjesë e tyre.
Po ashtu, është emëruar Komisioni për organizim të PDK-së në mërgatë, i përbërë nga 11 anëtarë dhe i udhëhequr nga deputeti Elmi Reçica, që do të vazhdojë punën e bërë nga ish Deparamenti për Diasporë.
Në kuadër të këtij angazhimi të shtuar për riorganizimin e PDK-së në mërgatë, Kryesia vendosi që PDK në Gjermani të organizohet në 6 degë të veçanta, si në vijim: 1. Bavaria – Thuingen, 2. Baden – Wurttemberg, 3. Rheinland Pfalz, Hesse dhe Saarland, 4. Nordrhein Westfalen, 5. Bremen Niedersachsen – Schleswig Holstein – Mecklenburg Vorpommern, 6. Berlin – Brandenburg – Sachesen Anhalt – Sachsen. Po ashtu, këto Degë në Gjermani do të kenë nëndegë në secilin qytet ku jetojnë bashkeatdhetarët në Gjermani.
Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, Kryesia e PDK-së ka vendosur që të caktoj udhëheqësinë e përkohshme në Degën e PDK-së në Kamenicë, me kryetar Granit Berisha, e cila ka përgjegjësi të konsolidoj të gjitha strukturat e degës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në PDK.
Të tjera
-
Kurti deklarohet për takimin me Arbel, përmend mundësitë e panumërta për bizneset izraelite në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Brendshëm të ...
-
Ministri izraelit: Marrëveshja për heqjen e vizave, dëshmi e mëtejshme e forcimit të lidhjeve mes Izraelit dhe Kosovës
Moshe Arbel, ministri i Punëve të Brendshme të shtetit të Izraelit, ka thënë ...
-
Deputetja e VV-së i kërkon ShBA-së e BE-së të jenë më të arsyeshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar raportin li...
-
Lajçaku për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas ...
-
Miroslav Lajçak hyn në objektin e Qeverisë, do të takohet me Besnik Bislimin
Emisari i Posaçëm i Bsahkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...
-
Kryeministri Kurti takohet me ministrin e Brendshëm të Izraelit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Brend...
-
AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik
Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur so...
-
ASK për 2023: Kosova me mbi 6 milionë vizitorë
Mbi 6 milionë është numri i vizitorëve për vitin 2023 në Kosovë sipas Agjenci...
-
50 vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Kosova dhe Izraeli nënshkruan më 18 qershor një marrëveshje për heqjen recipr...
-
Doris Pack në inaugurimin e rrugës në Podujevë që do të bartë emrin e saj: Ndjej, vuaj e gëzohem bashkë me Kosovën
Ndihma e saj gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj, janë arsyej...