Jusuf Azemi: Joligjore ngritja e pagës minimale, ajo të jetë 400 euro
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 13 April 2022
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin e propozuar nga ministria e Financave që ka të bëjë me plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 250 euro neto apo 264 euro bruto, ku më pas do të dërgohet në Kuvend për t’u votuar.
Këtë nga Sindikata e Sektorit Privat e quajnë joligjore.
Kjo për shkak se propozimi i pagës minimale duhet të merret nga Këshilli Ekonomik Social, por Qeveria nuk është duke e bërë këtë.Kështu thotë për Front Online, kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi.
“Në qëndrimet tona nuk kemi asnjë ndryshim, paga minimale duhet të jetë 400 euro, unë e përsërisë që paga minimale nuk kalon përmes Qeverisë së Kosovës, paga minimale është raporti përmes punëmarrësit dhe punëdhënësit, dhe kjo shifër që ne po flasim kjo po shkon shumë dhe nuk do të merremi me të, sepse edhe deri te ardhja e propozimit në Parlament të Kosovës që të ketë pagë 250 euro neto, është një procedurë joligjore pasi që Këshilli Ekonomik Social është ai që propozon për pagën minimale, ky vendim nuk është marrë në Këshill Social”, thotë ai.
Pavarësisht kësaj, Azemi thotë kjo nuk i shqetëson, pasi siç thotë ai, pronarët po pajtohen të i ngrisin pagat 400 euro.
“Neve nuk na shqetëson, ne i kemi çështjet tona, çështja në treg po na shkon jashtëzakonisht shumë mirë, pronarët e kompanive nuk e kanë problem pagën 400 euro, meqë po themi se mungon fuqia punëtore, dhe jemi ku jemi”, tha ai për Front Online.Ky projektligj do të rregullojë edhe shkallën tatimore të pagës minimale për personat që marrin rreth 250 euro në muaj.
Të tjera
-
“Serbia do të aktivizojë lobuesit kundër këtij nominimi”, Rushiti thotë se duhet një strategji për sukses për Çmimin Nobel
“Serbia do të aktivizojë lobuesit kundër këtij nominimi, por kjo është një fi...
-
Elezi: Sot skadon afati për vëzhgues, akreditimi i mediave deri më 4 shkurt
Sot përfundon afati për organizatat jo-qeveritare, organizatat qeveritare dhe...
-
Pete Hegseth u konfirmua si Sekretar i Mbrojtjes së SHBA-së me një votë vendimtare dhe në mes akuzash
Pete Hegseth, kandidati i Donald Trump për Sekretar të Mbrojtjes të SHBA-së, ...
-
Bojkotimi i blerjeve në Kroaci shkakton pothuajse 50 për qind më pak qarkullim
Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve,...
-
Me urdhërarrest të Gjermanisë arrestohet një polak në Kosovë
Një shtetas polak është arrestuar dje pasdite në pikën kufitare të Glloboqicë...
-
Vrạsje në tentativë mbrëmë në Prishtinë
Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Xhavit Ahmeti” në Prisht...
-
Dakaj: Ramush Haradinaj për tre ditë zhvillojë takime në SHBA më shumë se Albin Kurti e Donika Gervalla për 4 vite
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ta...
-
Jeta Rafuna në Prishtinë: Të punojmë fortë për fitoren tonë të madhe me 9 shkurt
Kandidatja me numrin 45 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Kolgeci: Atmosfera e festës së madhe të 9 shkurtit sonte filloi edhe në Malishevë
Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, ka ndarë pamje nga tubimi në M...
-
Limanaj: Malisheva e mobilizuar për fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbe...
-
Dervishaj: Edhe Tërsteniku i Drenasit, meriton me kanë 77 herë më mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka v...
-
Haradinaj në Irzniq: Krenar me këta bashkëvendas që asnjëherë nuk ju ndanë idealit të Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...