Rozë

E papritur! Izraeli tërhiqet nga “Eurovision”, zbulon arsyen

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 12 April 2022

Izraeli i ka habitur të gjithë me vendimin e papritur që ka marrë në lidhje me pjesëmarrjen në “Eurovision” këtë vit në Torino të Italisë.

Televizioni publik KAN ka bërë me dije se përfaqësuesi i këtij viti, Michael Ben David, nuk do të shkojë në festivalin e rëndësishëm. Lajm ky që i ka gjetur të papërgatitur si izraelitët ashtu edhe publikun që pëlqente këngën që mban titullin “I.M”.

Por cila është arsyeja pse Izraeli nuk do të konkurrojë në “Eurovision Song Contest 2022”?

-Advertisement-

Sipas televizionit publik KAN dhe organizatorëve të përgatitjes për “Eurovision”, arsyeja është mungesa e mbrojtjes së sigurisë për artistët.

Punonjësit në Ministrinë e Jashtme të Izraelit dhe shërbimi i sigurimit janë aktualisht në grevë, ndërsa KAN tha se nuk janë në gjendje të ofrojnë persona për të shoqëruar delegacionin në Torino.

“Ne nuk mund të marrim përgjegjësi për sigurinë e delegacionit pa siguri në emër të shtetit të Izraelit. Deri më tani, për shkak të grevës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, që prek protokollet e sigurisë, delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në Eurovizioniin e Torinos”, thuhet në deklaratën zyrtare të KAN.

Ndërkohë kujtojmë se Michael Ben David me këngën “I.M” do të këndonte i dyti me radhë në natën e dytë gjysmëfinale më 12 maj. Disa nga këngët e Izraelit ndër vite në këtë kompeticion janë kthyer në hite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera