BE paralajmëron krizë të mundshme ushqimore si pasojë e luftës në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 11 April 2022
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se lufta e Rusisë kundër Ukrainës po e çon botën në prag të krizës ushqimore.
Një ditë pasi Banka Botërore ka thënë se ekonomia e Ukrainës do të tkurret gati për gjysmë këtë vit, kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell ka thënë më 11 prill se bombardimet e Rusisë dhe bllokimi i porteve, duke pamundësuar transportimin e grurit, është duke krijuar valë tronditëse në kohën kur ekonomia globale veçse po përballet me pasojat e pandemisë së koronavirusit.
“Ata po shkaktojnë mungesa. Ata janë duke bombarduar qytetet ukrainase dhe janë duke provokuar uri në botë. Ata janë duke provokuar uri në botën tonë”, u ka thënë Borrell gazetarëve, pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.
Paralajmërimet e Borrellit rrisin shqetësimet e theksuara në raportin e Bankës Botërore, në të cilin është thënë se prodhimi ekonomik në Ukrainë pritet të tkurret për 45 për qind dhe se kjo ulje do të varet nga “gjatësia dhe intensiteti i luftës”.
“Pushtimi rus është duke shkaktuar goditje masive në ekonominë e Ukrainës dhe ka rezultuar me dëme të mëdha në infrastrukturë”, ka thënë, Anna Bjerde, nënpresidente e Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.
Rusia ka nisur luftën në Ukrainë më 24 shkurt.
Prej atëherë, ajo është goditur me një mori sanksionesh nga Perëndimi, të cilat e kanë izoluar nga pjesa më e madhe e botës, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe atë ekonomik, raporton REL.
Banka Botërore ka thënë se parasheh që ekonomia e Rusisë do të tkurret për 11 për qind këtë vit, si pasojë e sanksioneve.
Më shumë se 10 milionë ukrainas, apo një çerek i popullsisë besohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë katër milionë që kanë lënë krejtësisht Ukrainën, në kërkim të strehimit në ndonjë shtet tjetër.
Të tjera
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...
-
Pagoi gati 7 mijë euro për një natë, Gërvalla nuk takohet me asnjë zyrtar amerikan
Është Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por është ministrja e parë q...
-
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar Nënkryeta...
-
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gra...
-
Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...