Rrëfimi i Isni Berishës, ushtarit që e pa rënien e Agim Ramadanit 23 vjet me parë
Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 11 April 2022
23 vjet më parë një nga komandantët më të shquar të UÇK-së, Agim Ramadani, u flijua në Koshare në luftë kundër ushtrisë serbe.
Isni Berisha ishte bashkëluftëtar i Agim Ramadanit me të cilin ishte në front edhe ditën e rënies së heroit Agim Ramadani.
Berisha thotë se ai bashkë me disa të tjerë kishin arritur te Rrasa e Koshares, tri ditë para se të vinte Agim Ramadani.
“Erdhi Agimi me një skuadër dhe kërkoi nga komandanti ynë që t’i bashkohemi edhe 5 luftëtarë. Ne ju bashkëngjitëm Agimit pa na kërkuar fare eprori ynë që e kishim deri në ato momente. Agimi kishte një njësi me vete dhe së bashku vazhduam rrugën. Është interesante se kur arritëm te përroi, Agimi na pyeti nëse kemi ngrënë bukë. Pra në atë situatë në pyeti për bukë. Dikush tha po, e dikush jo. Na pyeti nëse kemi me vete bukë, dikush kishim e dikush jo. Ai ka nxjerrë një bukë nga çanta dhe me dorë na ka ndarë çdonjërit nga pak. Pasi kemi ngrënë kemi vazhduar në të majtë”, rrëfen Berisha momentet e para të njohjes me Agim Ramadanin.
Ish-ushtari i UÇK-së thotë se pasi hasën serbët grupi që udhëhiqte Agim Ramadani është ndarë në dy grupe më të vogla.
“Kur kemi arritur te pishat e vogla, Agimi ka vërejtur lëvizjet e serbëve. Në atë moment ai ka urdhëruar dy ushtarë që të hipin në pisha dhe të vëzhgojnë situatën poshtë. Agimi është konsultuar me Komandant Kobrën dhe më pas ushtarët jemi ndarë në dysh. Njëri grup ka shkuar me Kobrën dhe tjetri kemi vazhduar me të”, tha Berisha në RTV Dukagjini.
Ai thotë se për shkak të borës së madhe nuk ka pasur mundësi të hapen llogore.
“Jemi pozicionuar si kemi mundur pranë disa pishave, pasi nuk ka pasur mundësi për të hapur istikame pasi ishte borë e madhe. Luftimet tashmë kishin filluar”.
Isni Berisha thotë se Agimi ra në front duke u kujdesur për një ushtar.
“Agimi ishte strateg i madh. Nuk kam njohur më të mirë se ai. Agimi na ka pozicionuar sipas mundësive që kishte. Një ushtar ka menduar se nuk ka qenë i pozicionuar mirë dhe ka lëvizur pozicion. Në atë moment ai është gjuajtur nga serbët dhe ka rënë në borë. Komandanti (Agimi) është ngritur në këmbë për të parë a e ka kapur plumbi ushtarin. Ushtarin nuk e kishte kapur plumbi, por në atë moment Agimin e kapi plumbi në bark dhe ra në tokë pa pasur ndonjë bisedë apo komunikim me ne. Luftimet kanë vazhduar me më shumë intensitet dhe tek në mbrëmje e kemi tërhequr trupin e komandantit”.
Ai thotë se gjysma e ushtarëve nuk e kanë kuptuar deri vonë për rënien e Agim Ramadanit, derisa thotw se pos komandantit ai njësit nuk kishte pasur asnjë humbje njerëzore.
Të tjera
-
32 vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Suedi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suedi. Si pasojë e një aksidenti ka vdek...
-
Presidenca thotë se kanë konfirmim nga Uashingtoni se asnjë vendim i nënshkruar deri tash nga Trump s’e prek Kosovën
Vendimet e deritashme të presidentit amerikan Donald Trump nuk kanë ndikim ne...
-
Bedri Hamza: Kosova mundet ma mirë për të gjithë, 9 shkurti shans që nuk guxojmë ta humbim
Bedri Hamza ka mbajtur një takim sonte edhe me banorët e Gremës së Ferizajt. ...
-
Daut Haradinaj: Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës fituese po ndjehet si kurrë më parë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën Administratën Trump
Rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, qasja që do të ketë ndaj rajonit dhe Ko...
-
Ismaili: Qytetarët anekënd Kosovësvpo e përkrahin vizionin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Kosovës
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një herësh edhe kandidat ...
-
Memli Krasniqi në Prizren: PDK me energji dhe mbështetje të fuqishme drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në taki...
-
Klan Kosova: Arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes presidentes Osmani dhe ministres Gërvalla
Shpeshherë i doli në krah, e bëri ministre të Jashtme dhe ia dha bekimin që t...
-
Pagoi gati 7 mijë euro për një natë, Gërvalla nuk takohet me asnjë zyrtar amerikan
Është Ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por është ministrja e parë q...
-
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar
Gjuha e Kurtit në tubime, Ismaili i PDK-së: Është model i gabuar Nënkryeta...
-
Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me gra...
-
Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes...