Borrell: Mund të ketë më shumë sanksione kundër Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 11 April 2022
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, mbeten opsion.
Borrell i bëri këto komente në Luksemburg, në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.
“Sanksionet janë gjithmonë në tryezë”, u tha ai gazetarëve.
Borrell shtoi se ministrat, të cilët pritet të diskutojnë për krimet e dyshuara të luftës, të kryera nga Rusia në Ukrainë, bashkë me prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Kahn, mund të debatojnë edhe për “hapat e mëtejshëm” kundër Moskës.
BE-ja ka vendosur tashmë disa runde sanksionesh kundër Rusisë.
Disa vende brenda bllokut 27-anëtarësh kanë bërë thirrje për embargo të plotë mbi naftën ruse.
Por, disa të tjera kanë hezituar, për shkak të, siç kanë thënë, ndikimit që do të kishte një masë e tillë në ekonomitë e tyre.
Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për ndalimin e importit të naftës ruse.
Varësia e SHBA-së nga Rusia, megjithatë, është më e vogël.
Për krahasim, BE-ja merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës së saj nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë të tyre, nëse furnizimet ndërpriten.
SHBA-ja, ndërkaq, ka siguruar rreth 8 për qind të importeve të naftës nga Rusia.
SHBA-ja nuk importon gaz natyror nga ky vend./rel
Të tjera
-
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nuk u prek nga problemi masiv kibernetik
Pasi kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike pësoi një ndërprerje të madh...
-
“Fshihej në një fabrikë të braktisur, shtiu disa herë në drejtim të policisë” – detajet të reja nga vrạsja e Faton Hajrizit
Faton Hajrizi u vra në një fabrikë të braktisur jo larg vendit ku 36 orë më p...
-
Faton Hajrizi mbeti i vrạrë nga Njësia Speciale Antiterroriste
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se vrasjen e Faton Hajr...
-
Certifikohet nga FSK-ja grupi i tretë i kursantëve nga Ukraina
Sot me ceremoni u certifikuan grupit i tretë i kursantëve nga Ukraina në traj...
-
Publikohet një fotografi ku pretendohet se shihet Faton Hajrizi i vrạrë
Mediat serbe kanë publikuar fotografinë e Faton Hajrizit menjëherë pas vrasje...
-
Mediat serbe japin detaje për vrạsjen e Faton Hajrizit: Qëlloi përsëri në drejtim të policisë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se v...
-
Mediat serbe publikojnë fotografi nga vendi ku dyshohet se u vrạ Faton Hajrizi
Mediat serbe kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku dyshohet se është v...
-
Ivica Daçiq: Vrịtet Faton Hajrizi
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Ivica Daçiq tha se vrasësi i po...
-
Deputetja e PDK-së: S’pres përparim në dialog
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi nuk pret që ...
-
Banka Qendore del me njoftim, tregon se a ka rënë sistemi bankar i Kosovës
Gjatë ditës së sotme është raportuar se ka rënë sistemi qendror i Bankës Qend...
-
KESCO preket nga kolapsi kibernetik: Kërkesat e konsumatorëve po hasin në vështirësi që të procesohen
Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës, KESCO, është prekur nga...
-
Kosova i dorëzoi komentet mbi planin e sekuencimit
Qeveria e Kosovës i ka dorëzuar në Bruksel komentet mbi dokumentin e planit t...