Kërkohet dorëheqja e ministres Arbërie Nagavci pasi shkeli Kushtetutën
Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 08 April 2022
Partia Socialdemokrate është duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi Gjykata Kushtetuese ka gjetur Nagavci e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës me vendimin e 23 prillit 2021 ku jepte direktiva për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës dhe hudhte poshtë reformën e ndërmarrë nga Qendron Kastrati, shkruan Gazeta Express.
“Nagavci te DOREHIQET, reforma te vazhdoj!”, ka shkruar në një postim në “Facebook”, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.
Në ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot vendimin lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të 23 prillit 2021 të MAShT-it, lidhur me reformën në arsim të nisur nga ish-kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati.
“Gjykata ka vlerësuar kushtetutshmërinë e Vendimit të 23 prillit 2021 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (në tekstin e mëtejmë: MASHTI). Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij akti është parashtruar në Gjykatë nga Komuna e Kamenicës bazuar në autorizimet e përcaktuara me paragrafin 4 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të kontestuar, Gjykata njëzëri vendosi që: (i) kërkesa është e pranueshme; (ii) Vendimi [nr.01B/24] i 23 prillit 2021 i MASHTI-it, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafët 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 2 dhe 3 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës; (iii) të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme; dhe (iv) të refuzojë kërkesën për tërheqje të kërkesës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses”, thuhet në vendimin e Kushtetueses. /Express/
Të tjera
-
Shkon në 6 numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjev...
-
PDK nesër mban konferencë për media, s’dihet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku nesër do të mbajë konferencë...
-
Krejt çfarë duhet të dini për zgjedhjet e 9 shkurtit
Të hënën, subjektet politike në Kosovë janë pajisur me numra, me të cilët do ...
-
Detaje nga plạgosja aksidentale në Pejë
Policia ka dhënë informacione shtesë lidhur me plagosjen e cila dyshohet se k...
-
Policia me plan operativ në veri për Krishtlindjet Ortodokse
Policia e Kosovës ka ndërmarrë plan operativ me rastin e festës së Krishtlind...
-
Haradinaj godet Gjykatën Speciale: Reçaku do të marrë drejtësi – bashkëluftëtarët në Hagë do të lirohen
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
“95 gra e vajza kujdeseshin për kanabisin” SPAK zbardh dosjen: Flinin në sera
Janë mbyllur hetimet dhe ka shkuar për gjykim dosja ndaj 17 personave, të cil...
-
Muharremi: Mbi 300 mijë njerëz lëshuar fshatrat e Kosovës, shifra mund të jetë edhe më e madhe se kaq
Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi ka bërë një krahasim nga regjistrimi i...
-
Haradinaj: Numri 137 është fitorja e Kosovës
Kandidati për kryeministër nga Aleanca – Nisma – Konservatorët – Forumi Intel...
-
IKShPK-ja me këshilla se si të parandalohet virusi i ri kinez
Në Kinë ka shpërthyer një virus i ri, ai i human MetaPneumovirusin, apo shkur...
-
Bedri Hamza: 131 është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka reaguar pas he...
-
Afaristi, kandidati për deputet, Shahin Dervishaj: 131- numri i fatit dhe fitores
Pas vendosjes së shortit nga ana e KQZ-së, ku Partia Demokratike e Kosovës (P...