Ferrero tërheq vullnetarisht nga tregu në Kosovë produktet “Kinder” të prodhuara në Belgjikë
Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 07 April 2022
Kompania Ferrero ka marrë vendimin për të tërhequr vullnetarisht nga tregu në Kosovë Kinder Schoko-bons dhe Kinder Surprise Maxi me numrat e lotit të prodhuara në Belgjikë.
Nga kjo kompani thonë se të gjitha produktet e tjera Ferrero, përfshirë produktet e tjera Kinder nuk preken nga kjo tërheqje vullnetare.
“Ferrero po bashkëpunon me autoritetet lokale të Ushqimit mbi një lidhje të mundshme me një numër rastesh të raportuara të salmonelës në vende të tjera jashtë Kosovës. Megjithëse asnjë nga produktet tona Kinder të hedhura në treg nuk ka rezultuar pozitiv për salmonelën dhe nuk kemi marrë asnjë ankesë nga konsumatorët, ne po e marrim këtë çështje me seriozitet të jashtëzakonshëm, pasi kujdesi ndaj konsumatorit është prioriteti ynë kryesor.
“Ne po punojmë me distributorin tonë për të siguruar që këto produkte të mos jenë më të disponueshme për blerje. Nëse keni një nga këto produkte, këshillohet të mos e konsumoni. Ju lutemi mbani produktin dhe kontaktoni ekipin tonë të kujdesit ndaj konsumatorit në [email protected]”.
“Ne e marrim me seriozitet të jashtëzakonshëm sigurinë ushqimore dhe na vjen keq për këtë problem”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
Ditë më parë edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës kishte vendosur të heqë nga tregu disa produkte “Kinder”, pas raportimeve në vende të tjera të botës se në to është gjetur bakteri salmonelë.
Të tjera
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon procesi i g...
-
TikTok rikthehet në ShBA
Rreth 12 orë pas ndalimit në Shtetet e Bashkuara, TikTok është rikthyer për s...
-
Agnes, e mbijetuara e Aushvicit: Sot bota nën mizori, nuk mësoi nga ‘ferri i ferreve’
”Bota po përjeton mizori të tmerrshme, duke dëshmuar se mësimet nuk nxirren m...
-
Urdhrat ekzekutivë që pritet të nënshkruajë Trump pas betimit
Donald Trump pritet të nënshkruajë një mori urdhrash ekzekutivë në fillim të ...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Donald Trump sot betohet si president i SHBA-ve
Sot, Donald Trump do të betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara...
-
Cilët liderë të huaj do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump – dhe kush jo?
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të betohe...
-
“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitete me rastin e inaugurimit të Trumpit si president
Sot, Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Am...
-
12 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së
Sot mbushen 12 vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombi...
-
Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, thotë se moti gjatë kësaj jave në Kos...
-
Krasniqi shpërndanë foton e ditës të fushatës së PDK’së
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...
-
Lirimi i pengjeve izraelite, Von der Leyen: Le të jetë kjo nisja e një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka reaguar lidhur me...