Uncategorized

Haxhiu reagon ndaj raportimeve për punësim të militantëve të LVV-së në SHKK

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 07 April 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mohuar raportimet se në Shërbimin Korrektues të Kosovës ka pasur punësime të përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje.Reagimi i saj ka ardhur në kohën kur në media është duke u raportuar për punësime të militantëve të LVV-së në disa ndërmarrje, përfshirë këtu KEK-un.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “për herë të parë në historinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, komisioni përzgjedhës (i cili përbëhet nga zyrtarë civil) nuk ka pasur as presionin më të vogël gjatë procesit të përzgjedhjes së zyrtarëve korrektues”.

Ministrja ka shtuar se njësoj ka ndodhur edhe me procesin e Provimit të Jurisprudencës, ku kanë kaluar provimin më shumë se 100 persona.

-Advertisement-

Njësoj ka ndodhur edhe me procesin e Provimit të Jurisprudencës, ku kanë kaluar provimin më shumë se 100 persona. Kurrë asnjë presion nga askush nga kabineti apo dikush tjetër nga qeveria.

Njësoj do të ndodhë edhe me provimin për noterë dhe përmbarues por edhe me të gjitha konkurset e tjera.

Çfarëdo përpjekje për të dëmtuar proceset e tilla është e dështuar!

“Çfarëdo përpjekje për të dëmtuar proceset e tilla është e dështuar”, ka shkruar Haxhiu.

Reagimi i saj:

Për herë të parë në historinë e Shërbimit Korrektues të Kosovës, komisioni përzgjedhës (i cili përbëhet nga zyrtarë civil) nuk ka pasur as presionin më të vogël gjatë procesit të përzgjedhjes së zyrtarëve korrektues. Ata kanë qenë thjesht të lirë dhe pa asnjë ndikim dhe presion nga kabineti apo dikush nga Qeveria dhe po ashtu kanë qenë në monitorim.

Njësoj do të ndodhë edhe me pozitat tjera që janë hapur dhe që do të hapen me ç’rast i ftojmë të gjithë ata që kanë interes të monitorojnë proceset e tilla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera