Përplasje të forta në lidhje me punësimet e fundit në KEK mes LVV-së dhe PSD-së
Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 06 April 2022
Partitë opozitare vazhdojnë akuzat ndaj zyrtarëve të LVV-së për ushtrim të ndikimit në punësimet e fundit në KEK.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur sot kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në lidhje me punësimet e fundit që janë bërë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
LDK, akuzon LVV-në se ka kapur institucionet e pavarura dhe ndërmarrjet publike, në mesin e të cilave edhe KEK-un.
Por, edhe partia tjetër opozitare PSD ka qenë mjaft e zëshme në raport me konkursin e fundit në KEK.
Zyrtarë të lartë të partisë opozitare jashtëparlamentare kanë akuzuar Vetëvendosjen se ka parapërgatitur listat e personave që tashmë janë rekrutuar në KEK.
Nënkryetari i PSD-së, Frashër Krasniqi thotë se KEK-u është vetëm një shpërthim masiv i punësimeve familjare e partiake.
“Nëse më herët është bërë kjo vepër me njëfarë turpi, derisa tani kapja e shtetit është shndërruar në ideologji. Kjo pasi që LVV mendon se vetëm me njerëzit e saj mund ta bëjë çlirimin e shtetit duke punësuar vetëm ata”.
Krasniqi thotë se dikur punësimet familjare e partiake janë quajtur “nepotizëm” e “kriminalitet” derisa tani ka justifikime që lidhen me “çlirimin e shtetit”.
Aktiviti i LVV-së, Dardan Krasniqi që është edhe kunati i Albulena Haxhiut, ka akuzuar zyrtarët e PSD-së se po bëjnë fabrikime akuzash në dëm të Vetëvendosjes.
“LVV për shkak të rrethanave të kohës është shtrirë nga familjarët. Në organizimin she shtrirjen e LVV-së Frashëri i ka pasur të dy motrat dhe babën, për të cilat kam shumë respekt. Madje ato kanë marrë paga në LVV. Ku mund të akuzohet Rabit Konjufca se është axha i Glaukut kur ai ka themelua LVV-në në Lipjan. Frashëri, sot për të deformuan opinionin thotë “axha i Glaukut” për Rabit Konjufcën. Berat Lahu ka qenë themelues i LVV-së në Prishtinë, derisa sot ky i thotë dhëndëri i Liburn Aliut”, ka replikuar Dardan Krasniqi [që është edhe kunat i ministres Albulena Haxhiu].
Aktiviti i LVV-së në debat e sipër i ka përmendur Krasniqit edhe punësimin e motrës në arsim që sipas tij është bërë në kohën e Lëvizjes Vetëvendosje.
“A është punësuar Krenarja [motra e Frashër Krasniqit] në arsim në kohën e Lëvizjes Vetëvendosje. Pse ne kurrë nuk kemi bërë zhurmë që ka qenë aktiviste”, tha Krasniqi, përcjell Telegrafi.
Krasniqi ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se e motra i është punësuar në Komunën e Prishtinës gjatë qeverisjes së Isa Mustafës.
“Mos manipulo. Ajo është punësuar në vitin 2012 dhe ishte e vetmja e diplomuar në lëmin e kërkuar”, i është përgjigjur Frashëri.
Përplasjet e Krasniqit me zyrtarët e LVV-së kanë vazhduar kur ky i fundit ka thënë se deputeti i LVV-së, Halil Thaçi ka vendosur listën e personave që do të punësohen në KEK në një hotel.
Reagimi i deputetit ishte i menjëhershëm.Ai përmes një lidhje telefonike ka mohuar gjithçka.
“Ta keni parasysh se mentaliteti që një deputet ka ndikim në ndërmarrjet publike kanë përfunduar me 14 shkurt 2021. Ai mentalitet i takon qeverisë së kaluar. Gjithë kjo zhurmë dhe gjithë kjo piskamë që po bëhet për 120 të rijnë që janë punësuar në KEK, po bëhet për të mbuluar suksesin e Qeverisë Kurti për bllokimin e zgjedhjeve serbe”, ka deklaruar Thaçi.
Ndryshe, sot Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka thënë se është duke mbledhur informatat lidhur me punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
AKK bën me dije se ka pranuar telefonata dhe interesime të individëve të ndryshëm në lidhje me rolin që mund të ketë ky institucion në trajtimin e këtyre pretendimeve./Telegrafi/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, n...
-
Atifete Jahjaga e thyen shabllonin e fotove zyrtare, ‘pozon’ krejt ndryshe për Fadil Berishën
Atifete Jahjaga, ka qenë gruaja e parë presidente në Kosovë e madje edhe në r...
-
Forca Rezervë Strategjike e KFOR-it ridislokohet nga Kosova pas misionit të suksesshëm 45-ditor
Sot, Forca Rezervë Strategjike e KFOR-it (SRF) e dislokuar nga Britania e Mad...
-
Syla për VV-në: Një parti që lutet me ja mbulu skandalet Big Brother
Gazetari Valon Syla ka thënë se Vetëvendosje po shpreson që skandalet ë ia mb...
-
Murati u reagon Ibrahimit dhe Muharremajt: Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera të gjykatave
Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfevre, ka thënë se Qever...
-
Prizren, arrestohen dy persona – dyshohet se kryen vjedhje të rëndë
Gjatë ditës së diel, një market në Prizren u vodh. Rastin në pol...
-
Hamza në Kamenicë: Vendi ka nevojë për lidership të ri që krijon perspektivë që të mos ikin të rinjtë
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Kryeziu për deklaratën e Rashiqit: Janë deklarata politike
Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu për “Front Online”, dek...
-
7 persona të lënduar nga aksidenti në Rufc të Lipjanit
Një aksident trafiku mes dy automjeteve në Rufc të Lipjanit ka lënë shtatë pe...
-
Bajqinovci: Mërgata nuk do të lejojë kurrë që hajnat të kthehen në pushtet
Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci ka publikuar një video nga Suedia, raport...
-
Ministri Aliu njofton përfundimin e asfaltimit të rrugës Bare-Selac: Kjo rrugë do të lehtësojë jetën e qytetarëve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Qeveria ia bllokon Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare
Qeveria e Kosovës ia ka bllokuar Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare....