Lajme

Kurti për CNN: Veprimet e Putinit janë definitivisht krime lufte, Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë nga NATO-ja

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 04 April 2022

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për CNN i ka etiketuar veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë si krime të luftës.

“Krimet e tij të tmerrshme që të gjithë po i shohim duke ndodhur në Ukrainën Lindore janë definitivisht krime të luftës dhe u mbetet hetuesve që t’i vërtetojë këto krime kundër njerëzimit dhe këtë gjenocid”, ka thënë Kurti për CNN, përcjell Klan Kosova.

Kurti e ritheksoi përkrahjen e Kosovës për Ukrainën, dhe shtoui se ky shtet duhet të pranojë më shumë ndihmë nga NATO-ja.

-Advertisement-

“Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë nga NATO-ja dhe që nga fillimi e kemi përkrahur përpjekjen e Ukrainës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera