Lajme

Kryeministri polak kërkon ‘sanksione reale’ kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 02 April 2022

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, po kërkon shtrëngim të mëtejshëm të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, duke thënë se masat e marra deri tani nuk janë të mjaftueshme.

Kryeministri polak u takua të shtunën në Varshavë me Presidenten e Parlamentit të BE-së, Roberta Metsola, në një qendër pritjeje për refugjatët që ikin nga lufta në Ukrainë.

Ai tha se kursi i këmbimit të rublës ruse është kthyer në nivelin që kishte para sulmit rus në Ukrainë, një tregues që Moska sipas tij, po i shpëton ndëshkimit nga sanksionet.

-Advertisement-

“Kjo do të thotë se të gjitha masat ekonomike nuk kanë funksionuar siç do të dëshironin disa politikanë”, tha Morawiecki.

Morawiecki tha se “nuk do të ketë kthim në normalitet” për sa kohë që sovraniteti i Ukrainës kërcënohet dhe bëri thirrje për vendosjen e “sanksioneve reale” ndaj Rusisë.

Në Poloni aktualisht janë më shumë se 2.4 milionë refugjatë nga Ukraina, më shumë se çdo vend tjetër të Bashkimit Evropian./REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera