Gjykata merr vendim për dy persona që dyshohet se keqpërdorën seksualisht një 13-vjeçare
Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 02 April 2022
Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit ndaj te dyshuarve me inicialet R.P. dhe B.P. pasi që dyshohet se e kanë keqpërdorur seksualisht një 13-vjeçare, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas njoftimit të gjykatës, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 29 mars 2022 në Kaçanik dhe gjatë rrugës për në Prishtinë.
“Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit R.P. dhe B.P., më 29 mars 2022 në Kaçanik dhe gjatë rrugës për në Prizren, kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur trembëdhjetë (13) vjeçare”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Njoftimi i plotë:
Ferizaj, 2 prill 2022 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P. dhe B.P. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer secili veç e veç veprën penale sulmi seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit R.P. dhe B.P., më 29 mars 2022 në Kaçanik dhe gjatë rrugës për në Prizren, kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur trembëdhjetë (13) vjeçare.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
Të tjera
-
Hovenieri me Kurtin: Me bashkëpunimin më të ngushtë, do të lobonim më shumë për Kosovën
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasador...
-
Haradinaj: Mërgata jonë përveç suksesit në afarizëm, i ka ruajtur edhe lidhjet e forta me atdheun
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
BQK lansoi Platformën për Krahasimin e Produkteve dhe Shërbimeve Financiare
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton se në kuadër të angazhimit të ...
-
Çeku e Kurti takohen me stafin e klubit FC Liria
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njofton se së...
-
Hovenier në takim lamtumirës më Gërvallën, vizitojnë në Dubovik kompleksin memorial të Jusufit e Bardhoshit
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka takuar sot për takimi...
-
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë nga 50 euro në muaj për një vit
Bashkësia Islame e Kosovës ka inauguruar projektin “Përkujdesja ndaj jetimëve...
-
Rusia kërkon të shmangen spekulimet, pas raportimeve se ajo rrëzoi aeroplanin në Kazakistan
Qeveria ruse ka kërkuar që të shmangen spekulimet mbi shkaqet e rrëzimit të n...
-
Rruga për në Prevallë e bllokuar, banorët ankohen se nuk u pastrua as sot (PAMJE)
Rruga që të çon në Prevallë nuk u pastrua as sot. Banorwt e kwsaj zone kan...
-
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ujësjellësin e Prizrenit, informohen për projektet
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll...
-
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të shënojë nesër një mo...
-
Rasti “Toka” – Gjykata liron nga akuzat Azem Sylën, dënon me burgim e gjobë 9 të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si ...
-
Bedri Hamza takon Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorët e huaj që të sjellin kapital të ri
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me Uni...