Zelensky: Nuk ka arsye për t’i besuar Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 31 March 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij po përgatitet për një ofensivë të re të ushtrisë ruse, në pjesën lindore.
“Ka një grumbullim të trupave ruse për sulme të reja në Donbas. Dhe, ne po përgatitemi për këtë”, tha Zelensky në një video-adresim të publikuar në orët e para të së enjtes.
Ai shprehu skepticizëm ndaj deklaratave të Rusisë se do t’i zvogëlojë operacionet ushtarake rreth kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, dhe qytetit tjetër, Çernihiv.
“Ne nuk i besojmë askujt”, tha Zelensky.
Sipas tij, nuk ka asnjë arsye për t’iu besuar pohimeve të Rusisë, pasi forcat ruse “kanë vazhduar të sulmojnë Kievin dhe Çernihivin” një ditë pasi kanë premtuar se do të zvogëlojnë aktivitetin ushtarak përreth këtyre qyteteve.
Rusia i ka dhënë këto zotime gjatë negociatave për paqe me Ukrainën, më 29 mars, në Stamboll.
Perëndimi po ashtu ka thënë se zotimet ruse duhen parë me kujdes.
Zelensky përsëriti se forcat ukrainase do të vazhdojnë të mbrojnë territorin e tyre.
“Ne nuk do të heqim dorë nga asgjë. Dhe, ne do të luftojmë për çdo metër të tokës sonë, për çdo person”, tha ai./rel
Të tjera
-
Richard Grenell: Do ta nxjerrim nga burgu Hashim Thaçin nëse fiton Donald Trump
Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ...
-
Deliu-Kodra i kërkon Bislimit të tregojë se çka ka folur me Lajçakun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka kërkuar ...
-
Kurti takon përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lok...
-
E dhimbshme: Vdes një 12-vjeçar nga Malisheva
Një 12-vjeçar, nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës ka vdekur. Lajmin e kanë...
-
Begaj: Thelbësor anëtarësimi i Kosovës në kartën e Adriatikut dhe NATO
Në Tiranë ka nisur këtë të mërkurë konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të...
-
Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për Urën e Ibrit, e shkel sovranitetin dhe Kushtetutën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i ...
-
Dy persona me kạllash grabisin një pompë derivatesh në Klinë, vidhen 3 mijë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një grabitje të armatosur në fshatin Vo...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Pejxherët që shpërthyen në Liban dhe Siri u prodhuan në Hungari, thotë kompania tajvaneze
Kompania tajvaneze Gold Apollo ka thënë të mërkurën se ka autorizuar përdorim...
-
Gjykimi për tẹrrorizëm, dëshmitarja thotë se paratë e gjetura në çizme janë të saj dhe s’kanë të bëjnë me të birin
Dëshmitarja Amella Skenderi gjatë dhënies së dëshmisë në procesin gjyqësor nd...
-
Petkoviq: Çka na duhet dialogu nëse Kosova refuzon të bisedojë për tema që ne duam
Pas raundit të ri të të dialogut në Bruksel kryenegociatori serb Petar Petkov...
-
Microsoft: Hakerat rusë kanë shënjestruar fushatën e kandidates Kamala Harris
Gjiganti i teknologjisë Microsoft deklaroi se hakerat rusë kishin në shënjest...