Lajme

Nagavci: Gjatë periudhës 2021-2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 30 March 2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se gjatë periudhës 2021-2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla.

“Ndonëse janë bërë hapa pozitiv në raportimin e dhunës në shkolla, ka ende të dhëna që nuk janë të raportuara. Gjate periudhës 2021-2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla”, ka thënë Nagavci.

Nagavci në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ka bërë të ditur se janë vetëm 28 inspektorë.

-Advertisement-

Ajo tha se kanë bërë kërkesa edhe për 83 inspektorë për shkak te numri te vogël të tyre në kuadër të MAShT-it.

Më tej, para anëtarëve të komisionit për të Drejtat e Njeriut, ministrja ka shtuar se janë në finalizim të grupit punues në mënyrë që të harmonizojmë veprimet për të ofruar ambient të sigurt për nxënësit në shkolla. /KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera