Osmani për Al Jazeeran: Kërcënimet sikur për Bosnjën nuk e ndalin Kosovën në synimet për t’iu bashkuar NATO-s
Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 28 March 2022
Presidentja Vjosa Osmani, në një intervistë për “Al Jazeeran”, ka folur për ushtrinë e Kosovës. Osmani ka thënë se asgjë nuk do t’i ndalë synimet e Kosovës për t’iu bashkuar NATO-s, pasi thekson se do të sillte stabilitet e siguri për gjithë rajonin.
“Si presidente e shtetit më pro-NATO dhe më pro-Evropian në botë, më duhet të them se Rusia absolutisht do të vazhdojë me qasje të njëjtë të kërcënimit ndaj shteteve që zgjedhin rrugën euroatlantike, duke kërcënuar se do të veprojë si në Ukrainë”.
“Para disa ditëve ambasadori i Rusisë në Bosnjë tha se nëse Bosnja i bashkohet NATO-s atë e pret një gjë e ngjashme si Ukrainën. Është një kërcënim direkt jo vetëm për Bosnjën por gjithë shtetet në rajon apo mëtej, që kanë synim t’i bashkohen aleancës. Por, kjo nuk duhet të na ndalë që t’i bashkohemi NATO-s”.
“NATO nuk është thjeshtë makinë ushtarake, por është sistem i bazuar në vlera. Duam t’i bashkohemi për shkak të vlerave që paraqet, por edhe për shkak të sigurisë që do t’i sillte rajonit”, ka thënë Osmani.
Ajo ka shtuar se anëtarësimi i Shqipërisë, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut në NATO ka sjellë më tepër siguri për rajonin.
Po ashtu foli edhe për çështjen e Rusisë dhe ndërhyrjen në Ukrainë.
Ajo tha se nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin, lejohet të marrë atë që do, do të thotë se ky është fundi i demokracisë.
“Nëse ne e lejojmë Putinin që të merr atë që do, ky është fundi i demokracisë. Ky është fundi i rregullave të të drejtës ndërkombëtare. Për këtë arsye të gjithë së bashku vendet e mëdha dhe të vogla duhet që të punojnë së bashku që të ndalohet ajo se çka është duke bërë tani Rusia dhë të sigurohemi që regjimi i Putinit do të bjerë”, tha Osmani.
Të tjera
-
Sa po zgjasin pritjet në pikat kufitare?
Aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bard...
-
Deputeti i PDK-së: Çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë
Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur Serbia ia ka refuzuar kërkesën...
-
Kosova ndihmon bujqit luginas me mbi 1 milion euro
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike ku ka marrë tri vendime...
-
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për tre vendimet që i ka marrë
Dje Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, ku janë marrë di...
-
Vetura përplas për vdekje një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në Berat
Një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në Berat është përplasur për vdekje...
-
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in ka emër
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Haradinaj uron të gjithë bashkatdhetarët për festat e fundvitit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Reshjet e borës, një kamion rrëshqet nga rruga në Badovc
Një kamion ka rrëshqitur sot duke përfunduar jashtë rrugës si pasojë e kushte...
-
Përveç asaj në Katedrale, Kurti merr pjesë edhe në Meshën e Ditës së Krishtlindjes në Pjetërshan
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Meshën e Ditës së Krish...
-
Deklarata e Kurtit për sulme në veri, Ramadani: Shpërqëndrim për qytetarët, tema reale është mungesa rrymës
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani pas deklaratës së Kryeministr...
-
Musliu: Fitore Pacolli gjatë 2024’s asnjëherë s’e ka ftuar në raportim ministrin Peci pavarësisht kërkesave
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, në një konferencë për media, ka thënë se...