Enver Hoxhaj shprehet optimist ndaj anëtarësimit të Kosovës në NATO
Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 28 March 2022
Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova ka mundësi të anëtarësohet në NATO dhe në organizata ndërkombëtare nëse e shfrytëzon rendin e ri të krijuar në Europë pas agresionit rus.
Hoxhaj thotë se tani Europa është futur në një rend të ri të politikës, të ngjashëm me atë të pas marrëveshjes së Jaltës më 1945 kur filloi Lufta e Ftohtë dhe ndarja e zonave të ndikimit mes fuqive të mëdha.
“Rendi ndërkombëtar në Europë ka rënë. Europa është ndërtuar në këto vite mbi idenë se bashkëpunimi ekonomik ka ndikim mbi politikën. Tash jo që është kthyer politika, por është kthyer fuqia dhe rivaliteti. Cka ne e kemi lexuar vetëm në libra të historisë. Pasi rendi ndërkombëtar në Europë ka rënë. Dhe ne jemi rritur me një frymë demokratike të Aktit të Helsinkit. Tash jemi kthyer në politikën e Jaltës. Normalisht nuk ka Jaltë, por ka zona të influencës si në kohën pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo që dua të them është se Kosova duhet të dijë si të pozicionohet”, tha ai.
Hoxhaj shton se Rusia nuk do ta votojë anëtarësimin e Kosovës në OKB edhe nëse Serbia e njeh pavarësinë e saj, por thotë se dialogu duhet të vazhdojë dhe prej saj të përfitohet.
“Ne kemi investuar në 10 në dialog. Kemi pritur nga BE dhe SHBA të arrihet një marrëveshje për njohje të ndërsjelltë. Tash po ju bëj një pyetje. A mendoni se Rusia në OKB do të votonte për njohjen e ndërsjellë nëse arrihet me Serbinë. Normalisht që jo. Dhe tani pas këtyre që ndodhën në Ukrainë nuk mund të shpresojmë fare në këtë. Ajo që Kosova duhet të bëjë është të mendojë pozicionin e saj. Në një reolutë që e votuam në Kuvend i dhamë rëndësi NATO-s. Kosova duhet të vazhdojë dialogun por mos të shpresojë në njohje e ta shfrytëzojë atë. Brenda një kohe të shkurtër mund të anëtarësohemi në PFP në partneritet për paqe. Ne mund të anëtarësohemi në NATO brenda një periudhe të shkurtër. Dhe në politikë të jashtme kur ndryshojnë ngjarjet, ndryshojnë rrethanat, në Kosovë duhet të ndryshojmë prioritetet. NATO duhet të jetë prioritet”, përfundoi ai. /Gazeta Express/
Të tjera
-
Autobusi del nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë
Një autobus ka dalur nga rruga në magjistralen Prishtinë-Pejë. Ende nuk di...
-
Kushtetuesja e Speciales hedh poshtë ankesën e Thaçit për shkeljen e të drejtave themelore
Gjykata Kushtetuese e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka hudhur posht...
-
Sa po zgjasin pritjet në pikat kufitare?
Aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bard...
-
Deputeti i PDK-së: Çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë
Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur Serbia ia ka refuzuar kërkesën...
-
Kosova ndihmon bujqit luginas me mbi 1 milion euro
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike ku ka marrë tri vendime...
-
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për tre vendimet që i ka marrë
Dje Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, ku janë marrë di...
-
Vetura përplas për vdekje një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në Berat
Një 50-vjeçar që lëvizte me biçikletë në Berat është përplasur për vdekje...
-
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in ka emër
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandi...
-
Haradinaj uron të gjithë bashkatdhetarët për festat e fundvitit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Reshjet e borës, një kamion rrëshqet nga rruga në Badovc
Një kamion ka rrëshqitur sot duke përfunduar jashtë rrugës si pasojë e kushte...
-
Përveç asaj në Katedrale, Kurti merr pjesë edhe në Meshën e Ditës së Krishtlindjes në Pjetërshan
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Meshën e Ditës së Krish...