Lajme

Çmimi i naftës bie në bursë për 6%, por jo edhe në Kosovë!

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 28 March 2022

Çmimi i naftës në Kosovë nuk ka rënë, ani pse bursa ka pësuar ulje me rreth 6%. Një litër naftë po blihet në pikat e karburanteve me 1.58 euro.

Ky çmim ka tre ditë që po sillet në treg dhe nuk po ndryshon pavarësisht ndryshimit të bursës.

Bursa e nisi javën me trend në rënie, por qytetarët do të vazhdojnë të blejnë shtrenjtë, duke iu nënshtruar çmimit të “transparencës”.

-Advertisement-

Qytetarët po ankohen për ngritjen e çmimeve të derivateve në tregun kosovar.

Shumica e qytetarëve thonë se Kosova është e para që rrit çmimin e naftës dhe e fundit që e zbret në treg./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera