Lajme

Zelensky flet për bisedimet me Rusinë, i bindur se nuk heq dorë nga këto dy kushte

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 28 March 2022

Përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës do të takohen këtë javë në një raund të ri bisedimesh.

Ukraina njoftoi se palët do të takohen sot në Turqi.

“Prioritetet e Ukrainës në raundin e ardhshëm ukrainas-rus të bisedimeve në Turqi këtë javë do të jenë sovraniteti dhe integriteti territorial”, tha Volodymyr Zelenskiy.

-Advertisement-

“Prioritetet tona në negociata janë të njohura: sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës janë të padiskutueshëm”, tha presidenti ukrainas.

“Garancitë efektive të sigurisë janë të nevojshme. Natyrisht, qëllimi ynë është paqja dhe kthimi në jetën normale në vendin tonë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Zelenskiy paralajmëroi më herët se ai nuk do të heqë dorë nga territori në bisedimet e paqes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera