Lajme

Telekomi kërkon që të hetohen personat që dyshohet se keqpërdorën mbi 100 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 28 March 2022

Telekomi i Kosovës ka paraqitur kërkesë për nisje të hetimeve ndaj disa personave që dyshohet se kanë kryer keqpërdorime brenda kompanisë.

Përmes një komunikate për medie, Telekomi bën të ditur se keqpërdorimet kanë të bëjnë me rastin e ‘Z-Mobile’,  ku thuhet se janë keqpërdorur mbi 100 milionë euro.

“Në bazë të detyrës zyrtare, jemi të obliguar të ju informojmë se, mbi bazën e fakteve dhe provave të reja, dokumentacionit dhe provave të bashkangjitura, ka dyshim të kryerjes së veprave penale” – thuhet në kërkesën për fillimin e hetimeve penale të Telekomit të Kosovës. Kjo kërkesë është iniciuar ndaj personave, zyrtarë të lartë të kompanisë dhe personave privatë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Telekomi bën të ditur se keqpërdoruesit kanë lidhur kontrata të dëmshme, kanë fshehur dhe manipuluar të dhëna dhe kanë dhënë deklarime të rrejshme, duke mundësuar kështu dëme të pariparueshme ndaj Telekomit.

“Të njëjtit kanë iniciuar, hartuar, nënshkruar dhe gjatë kohës së zbatimit të kontratës nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar ose edhe e kanë fshehur dëmin që ishte duke shkaktuar kontrata, duke mundësuar kështu dëme të pariparueshme qindra milionëshe ndaj Telekomit si dhe dëmtim të buxhetit të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, nga sa u tha më lartë, nuk përjashtohet mundësia që zyrtarët e Telekomit të Kosovës, në forma të ndryshme mund të kenë përfituar në mënyrë të paligjshme nga kontrata e dëmshme për Telekomin e Kosovës, nga e cila u shkaktua dëmi në total prej mbi 100 milionë euro”.

Sipas  Telekomit, kompanisë i janë shkaktuar humbje komerciale nga zbatimi i kontratës që kap rreth 102 milionë euro, humbje direkte nga arbitrazhi, 51.4 milionë euro humbje nga Marrëveshja e vitit 2017 si dhe humbje nga shmangia e tatimit nga ‘Dardafon.net’, rreth 16 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera