Lajme

Komuna e Prishtinës thirrje të largohen antenat e vjetra satelitore, ose do të intervenojë Inspektorati

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 28 March 2022

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim fton qytetarët për bashkëpunim, duke larguar kështu antenat satelitore në ndërtesat e tyre të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi që ato rrezikojnë edhe sigurinë e qytetarëve, për shkak se ato nuk mirëmbahen dhe gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit.

“Afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë, që nga data e publikimit të këtij njoftimi”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

-Advertisement-

Po ashtu nga kjo komunë është bërë e ditur se në rast se nëse nuk respektohet afati kohor për largimin e antenave satelitore, largimi i tyre do të bëhet nga Drejtoria e Inspeksionit.

“Në rast se nuk respektohet afati kohor për largimin e antenave satelitore, për largimin e tyre detyrohet të intervenojë Drejtoria e Inspeksionit. Prandaj, ju bëjmë thirrje qytetarëve që ta respektojnë thirrjen e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në mënyrë që ta transformojmë Prishtinën në një qytet më të sigurt dhe modern”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera