Lajme

Fillon punën spitalin pediatrik-kirurgjik në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 28 March 2022

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar punën sot spitali pediatrik-kirurgjik që është donacion prej 22 milionë eurove i Emirateve të Bashkuara Arabe për shëndetësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë.

“Në zbatim të Planit të veprimit për funksionalizimin e këtij spitali, sot në ditën e parë të funksionalizimit të këtij spitali janë kryer dy operacione të fëmijëve si dhe kanë filluar aty punën ambulanca specialistike për fëmijë, emergjenca pediatrike dhe kirurgjia spcialistike”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

-Advertisement-

Gjithashtu, përmes këtij njoftimi thuhet se brenda këtij spitali janë funksionalizuar shërbimet e hemato-onkologjisë pediatrike, të kirurgjisë pediatrike dhe shërbimet e mjekësisë interne për fëmijë.

“Brenda këtij spitali janë funksionalizuar shërbimet e hemato-onkologjisë pediatrike, të kirurgjisë pediatrike dhe shërbimet e mjekësisë interne për fëmijë, ndërkohë që pritet të transferohen edhe neo-onatologjia, shërbimet ortopedike dhe shërbimet e tjera për fëmijë.  Spitali pediatrik –kirurgjik do t’i integrojë shërbimet e emergjencave pediatrike mjekësore; ato të Traumës; shërbimet e Observimit dhe Rikuperimit; shërbimet e ambulancave  specialistike pediatrike dhe kirurgjike; Njësinë e Radiologjisë së fëmijëve; Sallat e operacioneve urgjente dhe të planifikuara; Njësinë e Kirurgjisë Ditore dhe  Endoskopisë së Fëmijëve; Sterilizimin qendror; Mjekimin intensiv të fëmijëve dhe të porsalindurve; Departamentin e Kirurgjisë së fëmijëve dhe Departamentin e Onkologjisë Pediatrike”, thuhet tutje në njoftim.

Spitali pediatrik –kirurgjik në QKUK pritet të shënojë një kthesë të rëndësishme sa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore terciare që do t’u ofrohen fëmijëve në Kosovë.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka thënë se falënderon edhe me këtë rast Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë investim kapital dhe zemërgjerë për fëmijët e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera