Lajme

Kadrijaj për dhënien e 230 milionë eurove për energji: A ka ndonjë qytetar që ka përfituar nga kjo shumë apo vetëm ata që dikur Kurti i quante oligarkë

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 28 March 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se për tejkalimin e krizës së rritjes së çmimeve në tre muajt e fundit janë ndarë 230 milionë euro.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e cila përmes profilit të saj në Facebook ka thënë se qytetarët nuk e kanë vërejtur këtë ndihmë. Sipas Kadrijajt, ndihma e vetme e kësaj Qeverie është ndaj atyre që Kurti dikur i quante oligarkë, e jo ndaj popullit!

Reagimi i plotë:

-Advertisement-

Sot në Kuvend, ministri Murati tha që i kemi ndihmu qytetarët me 230 milionë euro për energji!

A mundet dikush nga qytetarët të më tregojë se a ka përfituar nga kjo ndihmë, se për besë askund s’po vërehet, përpos dyfishimit të tarifës.

Me siguri ndihma e vetme e kësaj Qeverie është ndaj atyre që Kurti dikur i quante oligarkë, e jo ndaj popullit!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera