Rozë

E veshur bardh e zi, Rita Ora shoqërohet nga i dashuri 46-vjeçar në “Oscars”

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 28 March 2022

Festa e organizuar nga revista “Vanity Fair” në kuadër të mbrëmjes së çmimeve “Oscars” u zhvillua këtë vit në Qendrën “Wallis Annenberg” për Artet Performuese në Beverly Hills.

Si gjithmonë, yjet ishin kujdesur për paraqitjen e tyre këtë mbrëmje. Këngëtarja shqiptare me famë botërore u shfaq me një fustan kadifeje të zezë me vezullim dhe bizhuteri me shkëlqim përgjatë dekoltesë me gurë.

Këngëtarja 31 vjeçe, ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori 46-vjeçar Taika Waititi, i cili dukej gjithashtu elegant i veshur me një kostum të hirtë. Pamjes së saj, Rita Ora i kishte shtuar mantel dramatik të bardhë, i cili e bënte të dukej edhe më tërheqëse.

-Advertisement-

Flokët e interpretueses së hitit “Poison” ishin të ndara në njërën anë dhe të stiluara në kaçurrela të rrjedhshme në anën tjetër. Ajo i kishte bërë flokët me valë të lehta ndërsa tregonte vathët e saj prej gurëve smeraldi.

“Oscars 2022” përmbylli me sukses edicionin e 94-të të ndarjes së çmimeve të Akademisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera