Lajme

Murati: Me 230 milionë euro i kemi mbështetur qytetarët për rritjen e çmimeve

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 28 March 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se Qeveria është duke punuar dhe është duke punuar qytetarët për krizën e çmimeve që është duke ndodhur tani jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka theksuar se për tre-katër muajt e fundit Qeveria i ka ndarë 230 milionë euro për t’i mbështetur qytetarët.

“I kemi ndarë 120 milionë euro për subvencionimin e rrymës, 45 milion euro janë ndarë për subvencionimin e familjeve, j25 milionë euro shtesë janë dhënë për pensionistët. Ndërsa, dhjetë milionë euro janë ndarë për subvencionimin e skemave të asistencës sociale dhe për rritjen e rezervave shtetërore. Kurse, 20 milionë euro janë ndarë për subvencionet në bujqësi”,ka thënë Murati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera