Lajme

Si i sheh Zelenskyy aleatët perëndimorë?

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 28 March 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, ka dhënë një intervistë së fundmi për ‘The Economist’ ku ka diskutuar rreth temës së ndihmave që po i japin vendet perëndimore Ukrainës.

Ai ka kritikuar ashpër presidentin e Francës Emmanuel Macron për dështimin në ofrimin e ndihmave për Ukrainën dhe ka thënë se shkak i këtij dështimi është afrimiteti me Rusinë. Ai u shpreh se Franca ka frikë Rusinë që të ndihmojë Ukrainën.

Nga ana tjetër ai e quan Boris Johnsonin shumë të afërt me Ukrainën dhe shprehet se ai ka qenë i prirur gjithmonë për të dërguar armë.

-Advertisement-

“Po. Për të qenë i sinqertë, Johnson është një lider që po ndihmon më shumë. Udhëheqësit e vendeve reagojnë sipas mënyrës se si veprojnë zgjedhësit e tyre. Në këtë rast, Johnson është nje shembull. Britania është padyshim në anën tonë. Nuk po kryen një akt balancues. Britania nuk sheh asnjë alternativë për të dalë nga situate.”– tha Zelenskyy

Në lidhje me Gjermaninë Zelenskyy u shpreh se i sheh ata të ekuilibruar pasi ata kanë një marrëdhënie të gjatë dhe atë ngushtë me Rusinë dhe e shohin situatën nga prizmi i ekonomisë.

“Mendoj se po përpiqen të përshtaten me situatën. Ata po shikojnë gjithashtu se si situata ndikon në vendin e tyre. Ata mund të na ndihmojnë, por kur e shohin se ka presion brenda vendit mund ti ndalojnë ndihmat”- tha Zelenskyy.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera