Lajme

Hoxha: Kemi një qeveri që qëndron si spektatore, duhet të këndellet

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 28 March 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se “Qeveria e Kosovës është vetëm spektatore”.

Në Kuvendin e Kosovës, ajo ka thënë se s’ka patur pritje të mëdha për këtë qeveri, megjithatë e ka kritikuar për mospunë.

“Ne nuk kemi pritur një qeverisje shumë të mirë nga kjo përbërje, por është shumë e dëmshme që të kemi një qeveri në krye të vendit, e cila qëndron si spektatore përderisa jeta e qytetarit po rëndohet dhe degradohet çdo ditë. Qeveria duhet të këndellet!”, tha Hoxha.

-Advertisement-

“Nuk kam qëllim të përmend listën e dështimeve por duhet t’i përmend disa. Ka dështuar për zhvillimin ekonomik të vendit, nuk ka pasur vit më të brishtë se ky për investime. Përveç mungesës së vizionit për zhvillim, këtë e kemi parë vonesat në reagim për pandemi e agjendat e ngadalshme për politikat sunduese të ligjit”, tha ajo.

Sipas Hoxhës, një politikë e tillë e jashtme është abstenim për Kosovën si shtet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera