Lajme

Haradinaj: Nuk është koha të flitet kush është veteran i vërtetë e kush jo

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 28 March 2022

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, thotë se tani nuk është koha të flitet se kush është veteran i vërtetë i luftës e kush jo.

Në seancën që ka nisur sot në Kuvendin e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, duke përmendur të rënët për liri, ka thënë se tani nuk është koha që të flitet për listat e veteranëve.

“Nuk e meritojnë ofendimin që bash në këtë kohë, me e fillu edhe njëherë me i fillu diskutimet se kush është veteran i vërtetë, apo jo; kush është luftëtar i vërtetë apo jo.  Nuk ëështë koha e tillë. Ka pasur edhe një proces gjyqësor. Tash është koha kur duhet t’i respektojmë e t’i nderojmë ata”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Ai po fliste sot për masakrat dhe të vrarët shqiptarë në luftën e Kosovës, ndërsa tha se familjarët e të rënëve dhe ata që kanë plagë të luftës presin një lajm të mirë nga institucionet kosovare, e që është rritja e pensioneve.

“Sot, edhe Qeveria, edhe institucionet e vendit, edhe të gjithë ne, kur iu dalim përballë fëmijëve, të vejave, nënave, familjarëve të rënë për liri, të gjithë atyre që u mungojnë të dashurit e vet, po edhe gjithë atyre që bartin plagët e luftës, atëherë ata meritojnë një lajm të mirë nga ne. Ata nuk e kanë lajmin e vetëm të mirë që e presin nga ne, që t’u rritën pensionet”, ka thënë Haradinaj.

Këto ditë, Kryeministri Albin Kurti, ka thënë folur për listat, sipas tij, të fryra të veteranëve të luftës.

Ai thotë se nuk mund të gënjëhet e të besojë se janë 60 mijë veteranë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera