Lajme

Vdes diplomati i parë amerikan në Kosovë, Osmani: Ai shërbeu te ne në ditët tona më të errëta

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 28 March 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e pikëlluar me vdekjen e shefit të Misionit  të Zyrës Amerikane në Kosovë, John Menzies.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se Menzies ka shërbyer në Kosovë në ditët më të vështira dhe ka përforcuar thirrjet për paqe dhe pavarësi, raporton Gazeta Sinjali.

“Ambasadori, John Menzies, një mik i madh i vendit tonë dhe ish-shef i Misionit në Kosovë, është ndarë nga jeta. Ai ka shërbyer në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të tij.”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Menzies para se të vinte në Kosovë ka shërbyer si ambasador në Bosnjë e Hercegovinë.

Në vitin 1999, SHBA-të ende nuk kishin ambasadë në Kosovë sikurse edhe shtetet tjera.

Misioni diplomatik amerikan statusin e ka ndryshuar më 2008 pasi Kosova ka shpallur pavarësinë.

Menzies që ka vdekur në moshën 74 vjeçare, për një kohë ka qenë në krye të Universitetit Amerikan në Kurdistan të Irakut.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz, e cila e ka quajtur mik të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera