Lajme

“Dueli i vëllezërve: Zvicër – Kosovë”, “Blick” ndërron edhe ngjyrat e flamujve të shteteve

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 27 March 2022

Pas fitores 5:0 ndaj Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore pas dy ditëve.

Kosova do të përballet me Zvicrën më 29 mars, në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” e ka cilësuar këtë përballje si “vëllazërore”.

-Advertisement-

“Dueli i vëllezërve: Zvicër vs Kosovë”, thuhet në njërën prej publikimeve të këtij mediumi.

“Blick” e ka shoqëruar këtë me një fotografi interesante. Flamurin e Zvicrës e ka ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të Kosovës, kurse atë të Kosovës me ngjyrat e shtetit zviceran.

Kujtojmë se te Zvicra janë tre futbollistë me origjinë nga Kosova; Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Andi Zeqiri. Të tre këta futbollistë janë të ftuar për ndeshjen ndaj “Dardanëve”.

Ndryshe, ndeshja Zvicër – Kosovë do të luhet nga ora 18:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera