Lajme

Kush është ish-diplomatja që ia zuri rrugën Kurtit në Krushë dhe si u shkarkua?

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 26 March 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përvjetorit të 23-të të masakrës në Krushë të Madhe, kishte një moment aspak të këndshëm. Ai derisa vizitonte varrezat e martirëve të lirës në Krushë të Madhe, është përballuar me motrën e dëshmorit, kushërirën e Ukshin Hotit

Përderisa bënte homazhe për 23 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, kryeministri Albin Kurti sot është ndalur nga ish-diplomatja Bahrije Hoti, e cila ishte pjesë e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Bern.

Ajo ka kërkuar nga kryeministri sqarime se përse është shkarkuar nga pozita që mbante, mirëpo ky i fundit nuk ka mundur të jap një sqarim, por i ka premtuar që do të interesohet për këtë gjë.

-Advertisement-

“Më vjen mirë që keni ardhur sot. Por, si është e mundur që unë para një jave jam pushuar nga puna si diplomate e Kosovës, duke dalë nga ky gjak, sakrifica e këtyre dëshmorëve më ka dërguar të shkollohem në Austri dhe unë sot me padrejtësinë më të madhe, para një jave shkarkohem nga puna si diplomate”, dëgjohet duke i thënë ajo, Kurtit.

Bahrije Hoti, është njëra prej diplomateve që u shkarkua bashkë me 10 zyrtarë të tjerë nga Shërbimi i Jashtëm. Ministria e Jashtme, Donika Gërvalla vendimin e kishte arsyetuar, duke thënë se këtë gjë e bëri që “t’i anulojë vendimet e jashtëligjshme të marra në të kaluarën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera