Lajme

Rusia ka shkatërruar rreth 4,500 ndërtesa banimi në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 26 March 2022

Rusia ka shkatërruar rreth 4,500 ndërtesa banimi, 100 ndërmarrje, 400 institucione arsimore dhe 150 institucione mjekësore në Ukrainë, thotë një ministër i qeverisë ukrainase.

Dëmi i përgjithshëm në të gjithë vendin do të vlerësohet pas përfundimit të luftimeve dhe heqjes së minave, thotë Ministri për Zhvillimin e Komunitetit dhe Territorit Oleksiy Chernyshov, përcjell agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine.

Sipas vlerësimeve paraprake, humbjet e shkaktuara kanë arritur në dhjetëra miliarda dollarë amerikanë, dhe shuma pritet të rritet çdo ditë./REL

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera