Lajme

Komandantja Supreme dekreton dy bereta të reja të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 26 March 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, njëherit Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka dekretuar ty vendime që kanë të bëjnë me uniformën e FSK-së.

Osmani ka dekretuar dukjen e Beretës së Gjelbër të uniformës kamuflazh të FSK-së dhe dukjen e Beretës Vishnje “Maroon” të uniformës kamuflazh të FSK-së,  njofton Klankosova.

Të dy dekretet janë nënshkruar nga Komandantja Supreme dhe i janë përcjellur Ministrisë së Mbrojtjes, teksa për njërin u vendos më 7 mars e tjetri më 18 mars.

-Advertisement-


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera