Infermierët paralajmërojnë grevë
Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 26 March 2022
Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar se me 5 prill do të mbahet grevë para objektit të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas kësaj sindikate, kjo protestë do të mbahet për shkak të dështimit për reflektim ndaj kërkesave të komuniteteve infermier, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësor nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, respektivisht dështimit për t’u përgjigjur në kërkesat e kësaj Sindikate.
Kërkesat e Sindikatës janë koeficienti i pagave të jetë 7.1 për të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor, bazuar në tabelaren e koeficientëve e cila u publikua së fundi, respektivisht 70% e pagës së mjekut, ashtu siç ishte dhe është deri më sot.
“Në konsultim me organet e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Kryesinë, Këshillin Drejtues dhe Këshillin për Protesta dhe Greva, bazuar në Ligjin mbi Grevat nr. 03/ L- 200 dhe Ligjin mbi Organizimin Sindikal në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-011, në vazhdën e masave dhe veprimeve sindikale, me datë 05/04/2022, e Marte do të zhvillohet aktiviteti sindikal “GREVË PARALAJMËRUESE”.
Greva do filloj në orën 08:00 deri në 09:00, ndërsa ftohen të gjithë anëtarët e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës që të mblidhen para objektit të Drejtorisë së SHSKUK-së”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Infermierëve./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...