Shpërthen vullkani në Filipine
Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 26 March 2022
Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre pranë një vullkani filipinas të shtunën pasi një shpërthim hedhi hi dhe avull qindra metra në qiell.
Vullkani Taal, i cili ndodhet në një liqen piktoresk në jug të Manilës, pati një shpërthim “të shkurtër” në orën 7:22 të mëngjesit, tha në një deklaratë Instituti Filipin i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.
Ai paralajmëroi se shpërthime të mëtejshme ishin të mundshme, për të cilat tha se mund të shkaktonin rrjedha të rrezikshme vullkanike me lëvizje të shpejtë të gazit, hirit dhe mbeturinave, si dhe një cunami.
Banorët e pesë vendbanimeve përreth liqenit u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, në evakuimin e tretë masiv në tre vitet e fundit rreth një prej vullkaneve më aktivë të vendit.
“Binte shi me baltë,” tha Cornelia Pesigan, 25 vjeç, e cila kërkoi strehim në një shkollë jashtë “zonës së rrezikut” prej shtatë kilometrash.
“Vinte erë shumë e keqe dhe kisha vështirësi në frymëmarrje”, shtoi nëna e dy fëmijëve.
Shefi i agjencisë sizmiologjike, Renato Solidum, tha se aktiviteti ishte më i dobët se në janar 2020, kur Taal hodhi hi në 15 kilometra lartësi dhe hodhi lavë të nxehtë, duke shkatërruar shumë shtëpi, duke vrarë bagëti dhe duke dërguar dhjetëra mijëra persona në strehimore.
“Nuk ka asnjë kërcënim përtej… pesë fshatrave,” tha Solidum.
Më shumë se 12,000 njerëz jetojnë në komunitetet më të cenueshme, sipas të dhënave më të fundit zyrtare në dispozicion.
Filipinet goditen periodikisht nga shpërthime dhe tërmete për shkak të vendndodhjes së saj në “unazën e zjarrit” të Paqësorit – një zonë me aktivitet intensiv sizmik./REL
Të tjera
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...