Kosova pa Ligj të lustracionit, Haxhiu: S’e kemi paraparë në agjendën tonë
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 26 March 2022
Ligji i lustracionit, ose i njohur ndryshe si i pastrimit të figurave, shihet si domosdoshmëri në Kosovë.
Njohës të fushës së drejtësisë në vend thonë se ende mund të gjenden persona që sot mbajnë pozita në institucione, por që në kohën e okupimit kanë ushtruar funksione dhe kanë zbatuar ligje diskriminuese ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Një ligj i tillë nuk është në agjendën legjislative të ekzekutivit, por Ministria e Drejtësisë pret që për një ligj të tillë te këtë iniciativë edhe nga grupet e tjera parlamentare.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë në një prononcim për KosovaPress, se Ligji i lustracionit është shumë i rëndësishëm për Kosovën për të hequr dyshimet se persona me të kaluar të dyshimtë janë pjesë e institucioneve të Republikës.
“Unë besoj që në rrethana të tilla lustracioni është një ligj i rëndësishëm në Republikën e Kosovës në kuptimin që kemi shumë individë të cilët konsiderojnë që janë të instaluar në institucione mirëpo që konsiderohet se kanë të kaluar të dyshimtë dhe do të ishte shumë e vlefshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës, deputetët e ndonjë grupi parlamentar, ose të gjitha grupet parlamentare, të ndërmerrnin një iniciativë të tillë. Në një nga legjislaturat e Kuvendit ka pasur një përpjekje të tillë për një ligj të lustracionit mirëpo për shkak të zgjedhjeve të reja dhe shpërndarjes së Kuvendit kjo u bë e pamundur, mirëpo Kuvendi në secilin moment ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë, komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës. Aktualisht në agjendën tonë legjislative nuk është paraparë një ligj i tillë pasi që nuk e kemi pasur zotim para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.
Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se shumë vende që kanë pasur sisteme komuniste ose edhe që kanë qenë pjesë e ish-Jugosllavisë kanë miratuar Ligjin e lustracionit. Sipas tij, Kosova nuk ka mundur ta bëjë një gjë të tillë pasi ka qenë rast më i veçantë për shkak të misioneve ndërkombëtare si UNMIK-u dhe EULEX-i.
“Padyshim që do të ishte i mirëseardhur një ligj i tillë por për këtë duhet të ketë vullnet politik pastaj nëse do të kishim një ligj të tillë do të duhej të garantonte të drejtat dhe liritë, do të garantonte një proces të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm në mënyrë që i njëjti të mos konsiderohet hakmarrës ose si një luftë kundër personave të caktuar të cilët në një farë mënyre nuk do të ishin viktimë e këtij ligji”, ka thënë Miftaraj.
Miftaraj ka shtuar se ka fakte se personat të cilët dikur kanë ushtruar funksione të larta në ish-regjimin e Millosheviqit sot mbajnë pozita në institucionet e Republikës së Kosovës dhe janë edhe pjesë e skenës politike.
“Ka prova dhe ka fakte që ka persona të cilët kanë pasur rol të rëndësishëm, qoftë para viteve të ‘90-ta qoftë gjatë viteve të ‘90-ta dhe për këtë kanë ushtruar funksione në drejtësi, qoftë në organe të sigurimit të cilët sot mbajnë pozita, edhe pse ky numër tani nuk është i madh sa ka qenë pas luftës, por prapë mund të identifikohen persona të tillë, sikurse njëjtë mund të ndodhë edhe me persona sot ndoshta janë edhe në politikë të cilët kanë pasur pozita para viteve të ‘90-ta, për këtë e përsëris duhej të ndodhë përmes një ligji adekuatë dhe përmes një komisioni apo trupe i cili do të duhej të ushtronte këto përgjegjësi, këto kompetenca gjithmonë flas në bazë të ligjit, në bazë të procedurës, duke garantuar një proces të drejtë, por liritë apo edhe të drejtat e njeriut të cilët mund të jenë subjekt i këtij ligji”, ka thënë Miftaraj.
Shpeshherë e kaluara e figurave publike ka qenë pjesë e fjalorit në diskursin publik. Ndërsa në vazhdimësi është bërë thirrje që të ketë drejtësi për shumë sakrifica të shqiptarëve të Kosovës të cilët kanë vuajtur vite të tëra burgje apo edhe më rëndë duke kërkuar të drejtat e tyre themelore./KP
Të tjera
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...