Lajme

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Zeka

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 26 March 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme vizitoi familjen Zeka në Gjilan, shkruan Gazeta Infokus.

Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve për vdekjen e veprimtarit Shaip Zeka, vëllai i dëshmorit Kadri Zeka.

“Baca Shaip ishte veprimtar që na frymëzoi përherë e nuk do ta harrojmë kurrë. I mprehtë në mendje, i lartë në vetëdije kombëtare, e i dashur në çdo bisedë që bënim. Brezi ynë duhet ta bartë tutje pishtarin e lirisë dhe drejtësisë që Baca Shaip, Kadri Zeka dhe panumër veprimtarë patriotë e luftëtarë të paepur e mbanin për të na ndriçuar rrugën neve”, shkroi kryeministri Kurti në Librin e Zisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera