Lajme

“Strategjia e Rusisë për pushtimin e Ukrainës ka dështuar”

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 26 March 2022

Strategjia fillestare e Rusisë në Ukrainë ka dështuar dhe ushtria e saj tani duhet të vendosë se çfarë të bëjë më pas, ka thënë një analist i lartë ushtarak për BBC.

Phillips O’Brien, i cili është profesor i studimeve strategjike në Universitetin e St Andrews, tha se shumë vëzhgues të huaj e kishin përshkruar si të lehtë pushtimin, duke supozuar se epërsia ushtarake ruse do të mbizotëronte në luftë.

“Megjithatë, ky ishte një opinion shumë fals për aftësitë e Rusisë që nuk merrte parasysh nëse ushtarët e saj ishin të gatshëm të rrezikonin. Në të njëjtën kohë, aftësitë e Ukrainës ishin nënvlerësuar”, shtoi ai.

-Advertisement-

Ukrainasit ishin përgatitur për luftë që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe nuk donin të jetonin “nën një diktaturë ruse”, tha Prof O’Brien.

“Tani Rusia duhet të vendosë se çfarë të bëjë: të përshkallëzojë situatën, apo ta ulë atë”.

Ai gjithashtu ka shtuar se rusët nuk ishin të gatshëm të bëjnë marrëveshje me Ukrainën.

Përshkallëzimi do të nënkuptonte ose rindërtimin e ushtrisë nga e para ose “hapjen e një kutie krimbash”, duke iu referuar armëve kimike, biologjike ose bërthamore.

O’Brien tha se situata do të ndryshojë ose për mirë ose për keq, por se kjo strategji aktuale nuk do të bëjë punë. /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera